Reshjet e shiut ndërpriten të dielën, por ja c’do të ndodhë javën e ardhshme

Kliko per me shume info

reshje-shiuDita e sotme do vijojë të jetë me rreshje në gjithë vendin dhe nesër pritet një përmirësim. Ndërsa javës tjetër temperaturat do ulen dhe reshjet do të ndërpriten.

“Duke filluar nga dita e diel dhe në fillim të javës do të kemi ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e Shqiërisë. Por kjo situatë do të sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave ku në zonat malore dhe ato bregdetare, dita e dielë dhe ajo e hënë nuk do t’i kalojë 14-15 gradë celcius.

Kliko per me shume info

Dita e martë parashikohet të depërtojnë masa më të ftohta të paqëndrueshme nga pjesa veriore e Europës e cila do të rikthejë reshjet e shiut me intensitet mesatar në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. Ndërsa në zonat malore, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, parashikohet që ditën e martë të fillojnë reshjet e para të dëborës. Do të sjellë një rënie të ndjeshme të mëtejshme të temperaturave me 7-8 gradë celcius. Në zonat malore nuk do ti kalojnë 3 gradë në mesditë, ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare parashikon që mos t’i kalojë 10 gradë celcius”, bën të ditur sinoptikania Rezarta Xhakollari për Top Channel.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here