Reshjet e shiut përmbysin vendin, gjendje alarmante në Tiranë e Lezhë, bllokohet autostrada

 

11Paralajmërimet e meterologëve për reshjet e dendura të shiut ishin mëse të sakta. Që prej ditësh reshjesh, dita e kaluar dhe gjatë mbrëmjes shiu ka sjellë përmbytje në shumë qytete të vendit. MËsohet se ato më problematiket janë Lezha dhe Tirana, pasi raportohet për rrugë e biznese të përmbytura. Si pasojë e shkarkimit të ujërave është bllokuar qarkullimi edhe në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa mjetet janë devijuar nga rruga e vjetër e Ndroqit.
LEZHË
Një situatë tejet e rënduar paraqitet në qytetin e Lezhës, ku si pasojë e reshjeve kanë filluar edhe përmbytjet. Raportohet për prezencë uji tek “11 Janari”, ndërkohë që gjysma e qytetit dhe disa njësi administrative kanë mbetur edhe pa energji elektrike që prej mesnate.
TIRANË
KRyeqyteti i vendit gjithashtu është përmbytur. Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme të shumta në qarkullimin e mjeteve. Më problematike paraqitet situata tek Mbikalimi i Kasharit, ndërsa mësohet të ketë bllokim të qarkullimit edhe në autostradën Tiranë-Durrës si pasojë e vërshimit të ujrave. Për pasojë lëvizja e mjeteve në drejtim të Durrësit do të bëhet nga Ndroqi. Policia është detyruar të devijojë mjetet, ndërsa në terren ndodhen stafi i emergjencave dhe zjarrfikësit.

Reshjet e sotme nuk e kanë kursyer as rrugën problematike të ‘Don Boskos”, aty ku raportohet se janë përmbytur edhe disa biznese, përveç rrugës.

PUKË
Edhe në Pukë raportohen probleme, mësohet të jetë bllokuar rruga e fshatit Bicaj në Rrapë. Prurjet janë aq masive sa rrezikojnë dëmtimin e plotë të rrugës,

MIRDITË
Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve edhe në rrugën nacionale Fushë Arrëz-Mirditë.

FUSHË KRUJË
Në Fushë-Krujë ka dalë nga shtrati lumi Zezë duke përmbytur qytetin, tregun ndërsa nuk ka kursyer as banesat. Që prej mesnate në Fushë Krujë mungon edhe energjia elektrike. Raportohet për përmbytje edhe në Nikël, Derven, Arrameras.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dritarja-fier

Hodhi gruan nga dritarja e katit të katërt, arrestohet burri, rrezikon 35 vjet burg

Policia e Fierit njoftoi diten e sotme se ka arrestuar 52 vjeçarin ...