Ankara, Turqia e bllokuar nga një valë të ftohti dhe reshjet e dëborës

Bota

ankaraNjë valë të ftohti shoqëruar me reshje të dendura dëbore ka përfshirë sot një pjesë të madhe të Turqisë duke bllokuar trafikun ajror dhe duke shkaktuar aksidente rrugore në seri ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe disa të tjerë janë plagosur.

Shoqëria ajrore kombëtare ”Turkish Airlines” njoftoi se kishte ndërprerë 44 fluturime për shkak të stuhive, kryesisht me destinacion dhe nisje nga dy qytetet më të mëdha të vendit, Stamboll dhe Ankara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Në Karabuk, një autobus shkollor u aksidentua për shkak të ngricave duke shkaktuar vdekjen e një nxënësi dhe plagosjen e 18 të tjerëve”, sipas agjencisë së lajmeve ”Dogan”.

”Shumë akse rrugore janë mbyllur për shkak të dëborës, veçanërisht autostradat që lidhin qytetin bregdetar të Izmirit me Ankaranë dhe Stambollin duke bllokuar qindra automjete në këtë dy akse”, njoftoi media lokale.

Shkollat janë mbyllur në disa rajone në pjesën perëndimore, qendrore dhe veriperëndimore të Turqisë duke përfshirë Ankaranë dhe Stambollin, ku reshjet e dëborës kanë qenë shumë të dendura.

ME TE LEXUARAT