Rinisin reshjet e borës e i ftohti në Prishtinë

Kosovë&Rajon

bore-kosoveePas disa ditëve me mot të mire klima ndryshoi sërish. E diela, gdhiu me reshje të shiut dhe borës, duke bërë kështu që të ulen edhe temperaturat.

Të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, tregojnë po ashtu për këtë ndryshim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

IHMK ka paraparë që sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herë pas hershme të shiut e vende vende këto reshje do të jenë të përziera edhe me borë, përderisa në viset malore do të bie vetëm borë.

Në raportin e IHMK-së thuhet se gjatë ditës së sotme do të fryj erë nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 2-6m/s.

Temperaturat maksimale nuk do të pësojnë zbritje të ndjeshme, por që nga nata e së dielës dhe fillimi i javës së ardhshme këto temperatura do të shënojnë zbritje për 3C deri 4C celsius.

ME TE LEXUARAT