Reshje shiu dhe erë, OSHEE publikon gjendjen e furnizimit me energji në vend

energjiOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga moti i keq me reshje shiu e erë që ka përfshirë vendin tonë.

Sipas informacionit të orës 10:00, i përcjellë nga dispeceritë rajonale në 11 drejtoritë rajonale të OSHEE në vend, mësohet se zonat më të prekura nga defektet gjatë natës kanë qenë Vlora, Tirana e Durrësi.

OSHEE ka angazhuar në terren rreth 1500 punonjës të organizuar në grupe që po riparojnë defektet e shkaktuara nga moti i keq.

Të gjithë hidrovoret janë në punë dhe furnizohen normalisht me energji

Theksojmë se janë marrë masa për furnizimin me energji të institucioneve të rëndësisë së vecantë, sic janë spitalet.

Në burimet e furnizimit me energji elektrike që janë nënstacionet 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV ka difekt nenstacioni Vojnikë në rajonin e veriut.

Numri i fiderave me defekt është 39 ndërsa janë shfaqur probleme në degëzimet e disa fiderave që mbulojnë me energji kryesisht zonat e thella rurale.

Grupet e gadishmerisë së OSHEE-së janë duke riparuar këto segmente të rrjetit të dëmtuara gjatë natës nga reshjet e shiut dhe stuhia e erës.

Raoortohet për rrëzime të shtyllave, këputje të përcjellesave apo dëmtime të traversave.

Rajonet me mungesë energjie

Rajoni Tiranë: Qereke (pjesërisht), Tapizë, Pompat Tapizë,

Gjithashtu per arsye remonti në linjën e TM eshte stakuar fideri 7/Ibë qe mbulon zonen pjeserisht Ibe. Valias pjeserisht, Kamez pjeserisht, Preze, Pjeserisht, Peze Pjeserisht, Zall Bastar , Mullet.

Rajoni Durres : zonat Rashbull, Lagjet: SMT, Pallati Hark, Bakushe Visha, Tregtia, Hekurudha, Hasan ne Qytet Kruje; Rade, Kanapraraj, Ferme Sukth, Karpen, Manskuri, Sektor Rinia, Maminas

Rajoni Berat: Mertish, Hysgjokaj ne Lushnje.

Rajoni Shkoder: Pjeserisht qytet Shkoder, Zues, Berdice, Zagore, Kuc, rrenc pjeserisht, Shenkoll Tale, Iballe, Zejmen, Vau Dejes pjeserisht.

Rajoni Elbasan : Komuna Labinot

Rajoni Burrel: Autostrada, Fushe Gjorm Pjeserisht, Zhej Vogel Pjeserisht, Fshat Laç Pjeserisht; Gjorme; Komsi

Rajoni Korce: Komuna Liqenas

Rajoni Gjirokaster : Pjeserisht Lazarat, Buz/Tepelene

Rajoni Vlore: Amonice, Kocul, Kallarat, Radhime, Brataj, Babice Gorisht, Himare

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rruga-kombit

Rruga e Kombit, kalimi do bëhet me pagesë brenda 60 ditëve

Rruga e Kombit brenda 60 ditëve do të bëhet me pagesë 5 ...