Reportazh për Shqipërinë, BBC: Prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropë

Aktualitet

reportazh-bbc-shqiperiBBC ka bërë një tjetër raportazh për Shqipërinë. Në faqen online të BBC duke dhënë një rezyme të artikullit shkruhet se Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropë. Sipas BBC ‘ari i gjelbër’ trafikohet jashtë vendit dhe shumë fshatra mbahen me paratë nga kjo tregti.

“Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh në Evropë i kanabisit që rritet në fusha të hapura. Kjo industri e paligjshme, e cila mbikëqyret nga grupe kriminale, nisi nga fundi i viteve 1990 dhe është përhapur gjithandej në këtë vend të vogël të Ballkanit. Pjesa më e madhe e “arit të gjelbër” trafikohet jashtë vendit, dhe fshatra të tërë mbahen me paratë që nxirren nga tregtimi.

Qeveria shqiptare po përpiqet të ndalojë këtë industri, duke asgjësuar miliona bimë dhe duke sekuestruar sasi të mëdha që janë tharë dhe përgatiten për tregtim në zona të fshehta. Me producenten Albana Kasapi, gazetarja Linda Pressly heton bumin e kanabisit të Shqipërisë”, shkruan BBC.

Reportazhi pritet të transmetohet të enjten më 1 dhjetor në Radio 4, ora 11:00 dhe në 5 dhjetor ora 20:30.

ME TE LEXUARAT