Ndeshja Shqipëri-Izrael, RENEA e FNSH blindojnë stadiumin "Elbasan Arena"

Sport

elbasan-arenaNdeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit në “Elbasan Arena” do të luhet nën masa të rrepta sigurie të shtunën. Burime nga policia bëjnë të ditur se stadiumi do të menaxhohet nga drejtoria e Policisë së Shtetit, ndërsa qyteti i Elbasanit do të menaxhohet nga Drejtoria vendore.

Masat në stadium do të jenë maksimale, me kontrolle të rrepta sigurie dhe me qen antieksploziv për sendet e palejuara. Të angazhuar do të jenë edhe forcat RENEA, FNSH dhe Forcat e Policisë së Tiranës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shoqërimi i skuadrës izraelite për në stadium do të bëhet nga Forcat Speciale dhe policia Rrugore e Tiranës.

Burime nga policia konfirmojnë se nuk ka ndonjë të dhënë nga agjencitë e zbatimit të ligjit për ndonjë rrezik në stadiumin “Elbasan Arena”, por masat e rrepta do të ndërmerren për mbarëvajtje sa më të mirë të ndeshjes.

ME TE LEXUARAT