Mbyllen regjistrimet në universitete, MAS: 689 kuota bosh

maturanteMbyllen zyrtarisht regjistrimet për në universitetet publike dhe private. Ministria e Arsimit njofton se i gjithë procesi bëri të mundur regjistrimin e rreth 23 mijë kandidatëve që u shpërndanë sipas dëshirës në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë.

Sipas të dhënave të ministrisë, pas të gjithë procesit, universitetet publike në vend, mblodhën pjesën më të madhe të studentëve, ndërsa vihet re një diferencë e madhe me ato private.

Kërkesat për regjistrim tek publiku, këtë vit, me shifrat e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, tregojnë se ka qenë në rritje duke bërë që numri i tyre krahasuar me një vit më parë të rritet.

Ndërkohë, në fund të procesit, në universitetet publike ishin rreth 3200 kuota të mbetura bosh, por për 2600 prej tyre nuk kishte persona në listë, që do të thotë se kishin dalë nga gara për shkak se mund të jenë regjistruara në një degë tjetër përpara përfundimit të afatit zyrtar të regjistrimit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Italia miraton ligjin për Call Center, mijëra shqiptarë mbeten pa punë

Me 166 vota pro, 70 kundër dhe 1 abstenim Senati italian miratoi ...