Hyn në fuqi sistemi i ri i drejtësisë, Nishanit, Llallës e KLD-së u hiqet e drejta e emërimeve

Aktualitet

kld-nishaniPrej ditës së sotme, ka hyrë në fuqi ligji i ri i paketës së reformës në drejtësi icili parashikon ndër të tjera krijimin e sistemit të ri gjyqësor në vend.

Presidentit Bujar Nishani dhe Kryeprokurorit Adriatik Llalla i hiqet e drejta e emërimit, komandimit, transferimit të prokurorëve, procedimit disiplinor të tyre apo edhe e drejta për t'i shfuqizuar vendimarrjen prokurorëve të tjerë, veç atyre në prokurori të përgjithshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo kompetencë, ju hoq kryeprokurorit dhe kreut të shtetit, pasi prej ditës së martës, ka hyri në fuqi ligji i ri për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Shqipëri, duke i hequr kështu centralizimin institucionit të akuzës. Gjithashtu me këto ndryshime, pushon së funksionuari edhe Këshilli aktual i Prokurorisë së Përgjithjshme.

E njëjta gjë që ndodh me këshillin e prokurorisë, ndodh edhe me KLD-në dhe raportin e presidentit Nishani me këtë institucion.

Emërimet në gjykata tashmë bëhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor kurse ato në prokurori bëhen nga Këshilli i Lartë i prokurorisë.

Deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Gjyqësorit, të gjithë prokurorët e gjyqtarët janë të pavarur në vendimarrjen e tyre, nuk procdohen për shkeljet e mundshme, nuk transferohen dhe nuk bëhet asnjë emërim tjetër. Kjo për shkak se ende nuk është ngritur institucioni i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili është bllokuar për shkak të ligjit të Vetingut, që ndodhet në Gjykatën Kushtetuese. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT