Rrëfimi shokues i këngëtares së njohur: Më kanë përdhunuar kur isha 8 vjeçe

Showbiz

rebeka-fergusonKëngëtarja e njohur britanike, Rebecca Ferguson, ka marrë guximin dhe ka rrëfyer për herë të parë një të vërtetë tronditëse të jetës së saj. Ajo shokoi audiencën e emisionit “Loose Women” pasi rrëfeu se dikush kishte abuzuar me të kur ishte e mitur.

“Më kanë abuzuar në një shtëpi fëmijësh. Nuk e kam thënë kurrë më parë.”- tha 30-vjeçarja, vetëm pasi një moderatore ndau me të ftuarit një histori të ngjashme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk kam folur kurrë për këtë. I kam thënë vetëm një shoqeje. Sot, meqë ishte tema, mendova se ishte momenti perfekt për të folur për këtë.”-tha ajo dhe tregoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur kur ishte 8-vjeçe. Ferguson gjithashtu tregoi sesi kishte ndikuar kjo ngjarje e rëndë në jetën e saj të mëvonshme: “Ndikon në vetëvlerësimin që ke. Më janë dashur vite të tëra për të rifituar siguri në vetvete. Ishte diçka që refuzoja ta mendoja, sikur të mos kishte ndodhur kurrë. Ndihesh e pistë, sikur ke bërë diçka të gabuar.”

"Daily Mail" bën me dije se ylli i hitit “All that glitter” pranoi këshillën e një prej të ftuarave për të bërë disa seanca këshillimi. Për vite me radhë këngëtarja e kishte mbajtur të fshehtë traumën që kishte pësuar, por tani u shpreh se kishte ardhur vërtet momenti për të folur siç duhet për atë që i kishte ndodhur.

ME TE LEXUARAT