Shkëputet Real Madridi, tetë pikë larg Barcelonës

Kliko per me shume info

ronaldo2016Real Madridi ka mundur me rezultat 2:1 Sporting Gijonin. Me disa vështirësi Real Madridi e ka mposhtur Sporting Gijonin.

Skuadra e Zinedine Zidane mori tri pikë në ndeshjen që u zhvillua në “Santiago Bernabeu” fal dy golave të Cristiano Ronaldos, që realizoi fillimisht në minutën e pestë e më pas edhe në atë të 18’të.

Kliko per me shume info

Golin e vetem për mysafirët e shënoi Carlos Carmona në minutën e 35’të. Gijon ka mundur të marrë një pikë në këtë ndeshje nëse Duje Cop nuk do të kishte dështuar nga penalltia në minutën e 78’të.

Pas kësaj fitoreje, Reali ka shkuar në kuotën e 33 pikëve, shtatë më shumë se Barcelona që nesër përballet me Real Sociedadin.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here