Greqia reagon ashpër: Shqipëria po dhunon minoritetin grek në Himarë

ministria-grekeMinistria e Jashtme greke reagon ndaj Shqiperise me nje ashpersim te dukshem te gjuhes sedeklaratave. Në një njoftim të publikuar në faqen online të Ministrise se Jashtme në gjuhën greke dhe që mban datën e sotme shkruhet:
“Autoritetet shqiptare nuk mund të deklarojnë se respektojnë të drejtat e minoritetit në një kohë që i dhunojnë ata. Faktet flasin vetë: Shtëpitë që do të prishen për projektin e rindërtimit të Himarës janë të minoritetit grek.
“Udhëheqja shqiptare ngatërron konceptin e gabuar që ka për historinë me angazhimet e Shqipërisë, që burojnë nga e drejta ndërkombëtare dhe standardet europiane, për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit. Deklaratat e djeshme të zyrtarëve shqiptarë sjellin ndër mend logjika të vjetëruara, që bien direkt ndesh me standardet në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në shtetet moderne, demokratike dhe europiane”, përfundon deklarata e ministrisë së jashtme greke.
Se fundi, kryeministri shqiptar Edi Rama i dërgoi dje Greqisë një mesazh të fortë pas kërcënimeve në lidhje me pronat në Himarë dhe çështje të tjera pezull mes dy vendeve.
Kreu i qeverisë shqiptare nuk ka përdorur as gjuhën diplomatike, dhe as kërcënimet, por e ka duke iu referuar artit dhe historisë.
Pasditen e djeshme në një postim të Facebook të postuar mbrëmjen e 31 tetorit 2016, të cilin e shoqeron me një Gravurë të Athinës së shekullit të XVII, kreu i qeverisë shqiptare, bazuar mbi fakte e dëshmi konkrete thotë se kryeqyteti grek dikur ishte qytet kryesisht shqipfolës, ndërsa Akropoli është ende në këmbë falë një shqiptari.

Kliko per me shume info

One comment

  1. greqia dhunon akoma Shqiptaret ne greqi
    le ti marri greket tua blej shteti tokat dhe pronat. kush e ndjen veten grek le te shporret fuck off

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dritarja-fier

Hodhi gruan nga dritarja e katit të katërt, arrestohet burri, rrezikon 35 vjet burg

Policia e Fierit njoftoi diten e sotme se ka arrestuar 52 vjeçarin ...