Reagon Edi Rama: Fqinjët tanë grekë do të marrin përgjigjen time!

rama-2016Kryeministri Edi Rama vazhdon polemikat ne distance me Greqine. Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi në llogarinë e tij në “Facebook” lidhur me sulmet që gazetat greke i kanë bërë kreut të ekzekutivit ditët e fundit.

Ky sulm ndaj Ramës nisi me të ashtuquajturën “Çështje e Himarës” ku prishja e 19 shtëpive të familjeve të deklaruar me kombësi greke është kundërshtuar me forcë nga eksponentë të Athinës zyrtare.

Sulmeve të eksponentëve të politikës greke por edhe shtypit të atjeshëm Rama do u përgjigjet ditën e nesërme në Parlament. Komentuesi i shkruajti Ramës: “Hidh nonje foto me Akropulin .te cemenden fare greket se nuk u vin mir na e verteta .”

Në përgjigjen që kryeministri i kthen qytetarit shkruhet: “Neser ne kuvend do ta marrin pergjigjen time per sa kane thene keto dite, fqinjet tane te vjeter e te dashur , me te cilet duhet dhe duam te kemi marredhenie te shkelqyera! E qe t’i kemi te tilla, na duhet patjeter te jemi te hapur, te vertete e te barabarte me njeri – tjetrin! Sepse koha e fqinjit te pasur qe i tregonte arat fqinjit te varfer ka marre fund mes nesh.”

Ajo që ndezi edhe më shumë situatën ishte edhe hedhja nga Rama e një fotoje të Akropolit ku duke iu referuar historisë kryeministri ynë shkruante se: “Nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.”

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...