Reagon Basha: Rama, kryebrigadieri i drogës. Tani bën sikur kërkon ndihmë

26
Kliko per me shume info

basha-pdKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi ndaj qëndrimit të kryeministrit Rama lidhur me çështjen e kanabisit dhe thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Presidenti Bujar Nishani.

“Kryeministri, si kryebrigadieri i drogës, deri dje bënte sikur nuk e shihte atë që mediat botërore e pagëzuan si “Kanabistan” i tij. Tani që BE ka vënë alarmin për kërcënimin e sigurisë nga droga e Ramës, dhe pasi mbylli sezonin e korrjes, bën sikur kërkon ndihmë”, ka komentuar Basha.

Kliko per me shume info

Basha ka theksuar se, “droga është kërcënimi më i madh për Shqipërinë dhe çdo shqiptar”.

“Vetëm kryebrigadieri i bërë dru nga malli i vet bën sikur nuk e kupton. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, ka shtuar Basha.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here