Reagimi i deputetit: Largimi i Blushit dhe Hafizit humbje për PS-në

koco-kokedhimaDeputeti Koço Kokëdhima, ka reaguar në lidhje me largimin  Blushit e Hafizit nga PS dhe partinë e re “Libra”.

Ai tha se largimi i Blushit dhe Hazifit është një humbje për Partinë Socialiste. Largimi i dy socialistëve tregon nevojën e reformimit të PS-së për të zgjidhur problemet e mprehta që kanë partitë politike në Shqipërisë.

Ja statusi i plotë i Kokëdhimës:

“Blushi dështoi të jepte kontributin e tij në PS, për zhvillimin e një kulture institucionale dhe për të instaluar një debat konstruktiv brenda saj. Largimi i Blushit dhe Hafizit është një humbje për Partinë Socialiste. Blushi dhe Hafizi janë dy intelektualë me vlera dhe kontribute ndër vite për vendin dhe për Partinë Socialiste. Dje, Blushi promovoi partinë LIBRA. Kjo parti do të mobilizojë kryesisht të majtë dhe socialistë të zhgënjyer. LIBRA ështe një përpjekje e respektueshme për pasurimin e debatit politik e kulturor dhe për përmirësimin e ofertës politike.

Ajo erdhi edhe si pasojë e mungesës së demokracisë, parimeve, normave dhe rregullave të funksionimit e bashkëjetesës në diversitet mendimesh e solidaritet në Partinë Socialiste. Nga divorci i Blushit dhe Hafizit me PS-në kuptohet edhe më mirë nevoja për reformimin e PS-së me qëllim që të eliminohet ekzistenca e atyre problemeve të mprehta që kanë partitë politike në vend, që shfaqen si mungesë e kulturës funksionale, si mungesë e standardeve bashkëkohore të menaxhimit të tyre, si mungesë e hapësirave që duhet t’u garantohen anëtarëve për debat, për t’u dëgjuar, për t’u përfshirë në çështjet më të rëndësishme të politikëbërjes, qeverisjes dhe për t’u dhënë atyre mundësi dhe kushte për karrierë të shëndetshme e të merituar.

Në prezantimin e LIBRA-s, fjalimi i Blushit ishte zhgënjyes. Ai përshkohej nga konstatime sipërfaqësore dhe nga romantizmi i një shkrimtari. Mungoi qartësisht vizioni i tij për të ardhmen e vendit dhe për zgjidhjet që pret populli nga politika”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, ja përgjigja e Edi Ramës

Replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe komentuesve të shumtë, kanë ...