Reagimi i Ramës për Himarën “ndez” mediat greke, “lumë artikujsh”

harta-ramaPërgjigjja e Kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj shqetësimit të Ministrisë së Jashtme greke mbi prishjen e ndërtesave në Himarë, ndezi sulmin e mediave kryesore greke ndaj kryeministrit shqiptarë.

“Akropoli shpëtoi falë shqiptarëve është përgjigjja agresive e Edi Ramës ndaj çështjes së Himarës” hapet artikulli i gazetës më të madhe në vend, “Kathimerini”, e cila në vijim përkthen të gjithë statusin e Kryeministrit në profilin e tij zyrtar në Facebook dhe sqaron se kjo përgjigjje i referohet urdhrit për largimin nga shtëpitë e tyre të 19 familjeve homogjene himariote duke bërë një paralelizëm të Athinës me të.

“Nuk bëjmë dallime për prishjet në Himarë” është titulli i artikullit të një tjetër të përditshmeje. “To Vima” thotë se për kryeministrin shqiptarë është e patakt ndërhyrja e Greqisë në një çështje të tillë dhe për këtë arsye ka thirrur në takim ambasadoren greke në Tiranë, citon tch.

Ndërsa “Epirous” artikullit të saj i ka vënë titullin “Përshkallëzohet situata! Tirana zyrtare thërret në takim ambasadoren dhe Rama provokon Athinën”, një artikull ku theksohet se pas 15 vitesh marrëdhëniet mes të dyja vendeve gjenden në buzë të Greminës.

Me një mënyrë të tijën karakteristike, vijon artikulli, ai i ka kthyer përgjigjje Athines duke përdorur një gravurë të Akropolit të vitit 1670 dhe shkruan se qëndron në këmbë sot e kësaj dite falë një shqiptari të quajtur Gjergj Dushmani, i cili u kërkoi venecianëve që të mos e bombardojnë Athinën.

Mediat greke shkruajnë se Kryeministri shqiptarë nuk e njeh historinë dhe se Gjergj Dushmani nuk është shqiptarë, por është nga Korfuzi.

Ndërkohë, “To Ethnos” shkruan se “shqiptarët vazhdojnë të provokojnë me Himarën”. Të tjera medie shkruajnë mbi atë që e cilësojnë si përgjigjjen e pabesueshme të Edi Ramës mbi çështjen e Himarës duke iu referuar edhe qëndrimit zyrtar të ministrisë sonë të jashtme, por portali online i “Pro News” shkon më tej kur shkruan se “injoranti i historisë, Edi Rama sfidon: Akropoli qëndron ende në këmbë falë një shqiptari. Himara është Shqipëri”.

Statusi i Ramës në Facebook ka ndezur mediat greke, të cilat e kanë atë ndër lajmet kryesore duke i dhënë kështu akoma më shumë nxehtësi replikave që shkëmbehen në të dyja anët e kufirit prej disa javësh.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

samaras

Samaras: Greqia është aq dobët sa edhe Edi Rama po e sfidon!

Ish-kryeministri grek Antonis Samaras, në një intervistë për gazetën “Vradini”, pavarësisht se ...