Të gjithë të shokuar! Ja reagimet e personazheve publike për vdekjen e Ergi Dinit

ergi-dini-bejleriLajmi për vdekjen e fituesit të “X Factor”, Ergi Dinit i ka tronditur të gjithë. Ai u aksidentua mbrëmjen e së hënës së bashku me shokun e tij Kejdi Halili në zonën e ish Bllokut në Tiranë.

Të shumtë kanë qenë personazhet publike që kanë reaguar për këtë ngjarje të rëndë. Ai u nda nga jeta në moshën 22-vjecare raporton LajmiFundit.al.

Rovena Stefa, këngëtare

Largimi yt i tmerrshem miku im Ergi😢😢😢Te gjithe te prekur nga humbja e nje talenti te bukur e te mrekullueshem😢😢. Do ngelesh perjete ne kujtimet

Alban Skenderaj, këngëtar

Ergi Dini. Nje ze i rralle, nje djale i mrekullueshem qe e nderpreu shume heret fluturimin e tij. Ashtu do te kujtoj, te buzeqeshur si gjithmone. U prehsh ne paqe.

Adelina Tahiri, këngëtare

R.I.P Ergi! Paqja esht per ty! … me vjen shume keq qe ste njoha nga afer, po njoha talentin dhe punen tende. Ngushellime me te sinqerta familjes Dini.

Sidrit Bejleri, këngëtar

sidritbejleriIku një artist që tha dhe do të thoshte ende shumë…
Pata fatin ta njoh që të vogël tek shkelnim skenën e Festivalit bashkë…
Zoti të pastë në Mëshirën e Vet o Erg!

Altuna Sejdiu, këngëtare

T’njoha ne sfiden tende me t’madhe dhe gezohem qe isha pjese e saj! Te njoha ne rrezet e para te tua te agimit qe duhej te ishin dhe te perendimit, por nje dite, jo kaq heret! Me ty derdha lotet e gezimit, por keto lot tani nuk jane te drejta! U prehsh ne paqe rebeli im kampion sepse e di qe engjujt aty lart do kujdesen per ty!

Ardit Gjebrea, këngëtar

Dhimbje pa fund, për një artist si ty! RIP #ergidini
Ngushëllime nga zemra familjes!

Joung Zerka, këngëtar

Nuk mund ta besoj ! Jo ti…R.I.P.. Ergi Dini…😭 Sapo humbem nje talent qe ish nje nga shpresat per artin shqiptar…Ti thoke gjithmone: Ne jemi ndryshe! E ty te desh Zoti per vete… Ngushellime familjes per kete lajm trondites!

Vedat Ademi, këngëtar

Nje artist me nje ze shume te vecant, dhe mbi te gjitha nje djale ne moshe shume te re sot u nda nga jeta duke lene pergjysem endrren e tij, ngushellime familjes

Ciljeta Xhilaga, këngëtare

U prehsh ne paqe Ergi 😢 super artist

Stresi, këngëtar

Loku sme besohet sapo e pashe lajmin #Rip #Ergi#Dini Artist Ne Shpirt. Ngushellime familjes

Aurela Gace, këngëtare

S’ka pak qe mora kete lajm kaq te hidhur. Pa fjale. Duket e pabesueshme. Packa se nuk te njihja nga afer, zerin e Talentin tend ishte e pamundur te mos e duartrokisje fort, ishe kaq ndryshe. . Shume i ri , ti bashke me shokun tend. Zoti ju paste marre ne krahet e tij e u prehshi ne paqe. 😇😇 Ngushellimet me te sinqerta familjareve.

Juliana Pasha, këngëtare

Jam e shokuar!!!!!!!!
Humb jeten Ergi Dini.
Oh cfare trishtimi.
Nuk kam force te shkruaj me asgje.
Ngushellimet jane me e pakta qe mund te thuhen sot.

Ronela Hajati, këngëtare

Ishte i ri,i bukur,gjithe energji e humor dhe me talent te pashtershem…Nje nga ndodhite me te papritura…me kujtohet sa entuziast ke qene kur punoje per kenget e tua…ne paqe u prehsh! Do them qe te kam njohur…

Sinan Hoxha, këngëtar

U prehsh ne paqe Vlla

Eneda Tarifa, këngëtare

E pabesueshme ! Ky eshte lajmi me i hidhur qe kam marre keto vite. Nuk i ndala dot lotet per endrren tende te madhe, per rinine tende te bukur, per zerin e mrekullueshem qe humbem, per motren qe te donte shume e familjen tende gjithashtu. Perhere fansja jote

Greta Koci, këngëtare

Tronditese,e pabesueshme 😢#RIP #ergidini😢U prehsh ne paqe

Gentian Zenelaj, aktor

Ngushëllime familjes!

Rozana Radi, këngëtare

Na ke shokuar Ergi .Dhimbje e madhe per ty.🙏🙏🙏🙏 U prehsh ne paqe

Eni Koci, këngëtare

E pabesueshme😥U prehsh ne paqe Ergi Dini🙏….Ngushellime familjes…RIP

Beatrix Ramosaj, këngëtare

Ah jete o jete.. Nuk di nga te filloj.. jam e shokuar, jam tmerresisht e merzitur dhe e perlotur per kete humbje te madhe… @ergi_dini , vetem 22 vjec, kaq i ri .. i talentuar… oh Zot😢 kemi qene miq shume te mire ne gjimnaz, kemi kenduar bashke dhe kemi qeshur pafund… 💔 Gjithmone do mbetesh ne mendjen time me kete imazh 😢 sa shume kujtime…. Sme besohet 😢😞 Ngushellime te sinqerta familjes 😭 ishalla ju jep Zoti force me e perballu kete dhimbje te madhe… 💔😔 #mayyoursoulrestinpeace 🙏🏻😢 PS. Ngushellime edhe familjes te djalit tjeter qe nderroj jete ne kete aksident tragjik… #RIP

Anxhela Peristeri, këngëtare

Nuk kam fjale!Thjesht e tmerrshme!Jam shokuar!RIP Ergi Dini!

Vesa Luma, këngëtare

R.I.P Ergi Dini, sa lajm i hidhur! Sa i ri ike nga kjo bote! Kur te kam degjuar per here te pare duke kenduar,jam mrekullu nga ngjyra e zerit tend,dhe gezova qe u zbulua nje talent i tille! Shqiperia ngeli pa zerin me te bukur 🙁 U prehsh ne paqe!

Blero, këngëtar

Edhe pse nuk te njofta nga afer Ergi talentin tend e admirova. Nje humbje per te gjithe ne, sidomos familjen Dini. Ngushllime 🙏 RIP

Xhesika Ndoj, këngëtare

Ngushellime familjareve!  U prefte shpirti ti ne paqe
Ishte nje lajm shum i hidhur qe sa Po mora vesht..😢

Donjeta Kosumi, valltare

R.I.P Ngushllimet e mia familjes. #RIP_Ergidini
U prehsh ne paqe #ergidini jo vetem.familja por e gjith shqiperia ka humbur nje artist te mrekullushem e nje djal fantastik.

/LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

DiCaprio garon për Oskar me ish këshilltarin e Putinit

Aktori i njohur amerikan, Leonardo DiCaprio i cili është një aktivist i ...