Rama uron Trump për fitoren, ja çfarë mendon për marrëdhënien e dy shteteve

rama-fbFitorja e Trump një ndër temat më të diskutuara në tëgjithë botën, vjen me urime të shumta. Urimi i radhës është nga Kryeministri Edi Rama. Duke i uruar fitoren, Rama ka përmdendur dhe kandidaten demokrate Hillary Clinton, e cila nuk mundi të bëhej e para presidente grua e SHBA-ve.
Ndër të tjerash, Rama shprehet se marrëdhënia me SHBA-të do të forcohet në funksion të interesave të përbashkëta.

“Populli amerikan bëri sot zgjedhjen e tij. Një mike e madhe e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, Hillary Clinton, nuk ia doli dot të bëhet Presidentja e parë grua në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Kundërshtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepestë i SHBA, duke e bindur Sovranin të votoje alternativën e tij, pas një debati të pazakonshëm brenda e jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe të gjithë suksesin që amerikanët dhe miqtë e partnerët e SHBA, i urojnë atij vendi të madh, kam bindjen se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të përbashkëta, të cilat e bëjnë Shqipërinë një mik e aleat të çmuar të popullit e të qeverisë amerikane. US”, deklaron Rama.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

‘’Balerinë në klube natë’’, reagon Mimi Kodheli ndaj mediave greke

Mediat greke sulmuan Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin duke shkruar, “25 vite ...