Rama i telefonon Tsipras, Greqia: Respektimi i minoritetit tonë, kusht për Shqipërinë

rama-tsiprasKryeministrat e Shqipërisë e të Greqisë realizuan diten e sotme një përpjekje të parë për të zbutur ngricat e kohëve të fundit në raportet midis Tiranës dhe Athinës.

Të enjten në mesditë, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrit grek, iniciatori i telefonatës ka qenë shefi i qeverisë shqiptare.

Sipas autoriteteve greke, Tsipras ka theksuar se incidentet e javëve të kaluara, por edhe retorika nacionaliste në rritje e palës shqiptare, minojnë krijimin e klimës së besimit që është e domosdoshme për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Qeveria greke njofton se gjatë bisedës, Tsipras ka nënvizuar se mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek përbën një çështje madhore në axhendën e marrëdhënieve dypalëshe, por edhe kusht bazik për progresin në integrimin europian të Shqipërisë.

Zyra e Kryeministrit grek ka bërë të ditur se Tsipras dhe Rama kanë rënë dakort se forcimi i marrëdhënieve dypalëshe është në dobi jo vetëm të dy popujve por edhe të rajonit.

Për këtë bisedë zyra e Kryeministrit të Shqipërisë, nuk ka publikuar asnjë njoftim deri tani.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

korce-gruaja

Ngjarja makabër në Korçë, nëna e fëmijëve punonte në lokal nate(Foto)

Zbulohen të tjera detaje për ngjarjen makabër të ndodhur gjatë orëve të ...