Deklarata e Ramës kundër Trump, ja përgjigja e Ilir Metës

Kliko per me shume info

ilir-metaLeksion demokracie e ka quajtur kreu i LSI-së, Ilir Meta fitoren e Donald Trump si president i SHBA-ve.

Në një prononcim për “News 24”, Meta theksoi se “zgjedhja e Trump, por edhe raporti i Clinton me të duke e uruar dhe vlerësimi i tij për rivalen pas përfundimit të garës tregojnë qartë se Amerika është vend me dinamikë të jashtëzakonshme demokratike dhe i vendosur për të ecur para edhe përmes debatit, por në fund mes bashkimit”.

Kliko per me shume info

Pyetur për marrëdhëniet mes nesh dhe Amerikës tashmë me president të ri dhe a do ndikojnë në këtë raport konsideratat që kryeministri Rama ka dhënë publikisht për Trump, Meta iu përgjigj:

“Trump është vizionar dhe shikon përpara dhe ka fituar për të bërë gjëra të rëndësishme.  Jam i bindur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA do të jenë solide, funksionale dhe afatgjata”- tha Meta.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here