Rama me shpjegim të ri: Trumpin e kritikova si kandidat, jo si President

rama2016Në hapjen e ekspozitës së tij në New York nga Edi Rama, nuk kishte si të mungonte një pyetje për Kryeminisitrin Edi Rama për fitoren e Donald Tramp si president i Shteteve të Bashkuara. Kryeministri Shqiptar thotë se kritikat e tij ishin për një kandidat në garë dhe jo për presidentin amerikan.

“Jam në telashe sepse e kam sulmuar kur ishte kandidat. Të gjithë kundërshtarët e mi, në vend të gëzoheshin për të, u gëzuan sikur të kisha humbur unë. Gjë që s’është ky rasti, unë jam ende aty. Dita e zgjedhjeve në SHBA u bë si dita e zgjedhjeve në Shqipëri dhe gjithkush dilte në media duke thënë “Edi Rama humbi… ka sulmuar Presidentin amerikan… Parlamenti duhet të kërkojë ndjesë, sepse Presidenti i SHBA s’mund të sulmohet”. Unë thashë: S’kam sulmuar presidentin, por kandidatin dhe jam shumë i habitur që kur unë e sulmoja ju nuk thatë një fjalë, nuk e mbrojtët, sepse mendonit se do të fitonte Hillary.

Rama thotë se duke parë shifrat, fitorja e Trump nuk krahasohet me atë të Obamës. “Fitorja e parë e Obamës ishte një valë e vërtetë e diçkaje të re, të ndryshme, pasi arriti në 69 milionë vota, nëse nuk gabohem, që është shumë. Fitorja e tij e dytë shkoi në 65 milionë vota. Këtu po flasim për një nivel prej 59 milionë votash. Është një nivel mesatar, që tregon se njerezit që votuan më parë për Obamën nuk ishin më të motivuar që të votonin. Pjesa tjetër mbetet për t’u parë”.

Kreu i qeverise shqiptare thekson se ishin reformat e qeverisë së tij që bënë të mundur rekomandimin për hapjen e negociatave me BE.

“Shqipëria mori pak ditë më parë rekomandimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, gjë që ditët e sotme nuk është diçka e thjeshtë dhe nuk është diçka që vendi e imagjinonte të arrihej në 3 vjet të qeverisjes sonë. Ne po bëjmë refoma që nuk janë bërë në më shumë se 20 vjet”.

Edi Rama ndodhet në New York prej 3 ditësh me rastin e hapjes së ekspozitës me punime të tij në galerinë Marian Gudman.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Shtet me 300 milion banore,organizon zgjedhje ,askush nuk vritet.kjo eshte Amerika e zotit Donald.
    Ty je krimi minister i shqiptareve, kure mbahen zgjedhje trishtohet ter EU nga vrasjet e plagosjet.
    Edhe ty tani cohesh per te kritiku zotin Trump??? Ore ,je mesu me e sha e me u pshure mbi figuren e Saliut se ta shkateroi trashegimine kriminale komuniste qe ta lan prindet,dhe Berisha gjithashtu duke u dhi e pshure mbi figuren tende ,e kur ngriheni ju peshe per ti dhene mend Trumpit he kjo te nguron.
    Ty ke pune per te be ne Shqiperi,ku frigohen njerezit te vijne per te kalu pushimet se vijn me veture e kthehen ne kembe nga^mikpritja^ shqiptare, keni shendru shqiperine ne Kolumbi te EU se.Ty pshuru ne nje legen dhe shiqoe fytyren tende ne at legen me shure,e mandej te kritikojsh Trumpin ose cilindo tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rama i përgjigjet protestave të të rinjve të FRPD: Lexoni PISA2015

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për protestën e zhvilluar ...