Zbulohet deklarata “e fortë” e Ramës: Mes Trump dhe Bashës zgjedh…

edi-ramaaaKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur kundër Donald Trump, presidentit të ri të SHBA-ve.

Rama në disa deklarata është shprehur kundër Trump, ndërkohë sot ka reaguar ndryshe duke uruar fitoren presidentit të 45-të të SHBA.

Ja një deklaratë e Ramës për “Zerin e Amerikës”, ku kryeministri ka folur menjëherë pas takimit me Barak Obamën.

“Unë nuk besoj se jam i ashpër, unë besoj se në këtë pikë jam i vërtetë. Jam pyetur, jam përgjigjur, nuk është se kam ndërmarrë ndonjë fushatë. Sa herë që do të pyetem, do të përgjigjem dhe nuk dua të di fare se çfarë mund të thotë njëri apo tjetri. Unë besoj se ata të cilët në Shqipëri zgjedhin Trump-in përpara meje, pavarësisht diferencave që kanë me mua, janë për t’u mëshiruar. Unë midis Lulzim Bashës dhe Trump zgjedh gjithmonë Lulzim Bashën, pavarësisht se Lulzim Bashën nuk do ta zgjidha kurrë, në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye, për asgjë. Por ama nuk është problemi im, nëse Lulzim Basha, apo cilido qoftë tjetër mes meje e Trump, zgjedh Trump. Është problemi i tyre, unë nuk kam problem”- u shpreh Rama/LajmiFundit.al/

Min 08:30

Kliko per me shume info

One comment

  1. Jemi ne nje mendim me ty qe politika ekstreme duhet luftuar, kjo esht arsyeja qe vampira si ty duhet te ikin nga politika Shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ Luajnë kaluç, por ja çfarë i bën kjo vajzë këtij djali

VIDEO/ Luajnë kaluç, por ja çfarë i bën kjo vajzë këtij djali

Një video e filmuar ditën e djeshme në Kuçovë, në shkollën e ...