Edi Rama: Në kohën e Skënderbeut, shqiptarët nuk ndërtonin në lumë

edi-rama16Kryeministri Edi Rama tha se nuk do ta kuptonte kurrë se pse njerëzit kishin ndërtuar rrëzë lumit, gjë që sipas tij, nuk kishte ndodhur as në kohën e Skënderbeut. Rama foli per keqfunksionimin e shtetit në më shumë se 20 vite.

“Shumë njerëz nuk do t’ua kishte marrë lumi investimet e gjakut. Shumë gjëra mund të kuptohen. Po, ka njeri që ma shpjegon dot si ka mundësi në kohën e Skënderbeut, të mos shkojmë më përpara se na mërziten vëllezërit grekë, në kohën e Skënderbeut, shqiptarët nuk ishin siç janë sot, nuk kishin as dituri për botën, internet jo e jo. Si ka mundësi që nuk ndërtonin në lumë?
Si ka mundësi që nuk shkonin të ndërtonin aty ku ishte toka ku u jepte bukë. Normalisht u bie të jenë të paditur. Dhe si doli një forcë në fund të shekullit 20 dhe ju tha ndërtimi është bereqet. Mos lini lum pa ndërtu, se do t’ju vij lumë e mira.
20 vjet më përpara, shteti mund t’i thoshte njerëzve; shumë mirë është të bëhesh mjek, juristë, por nuk janë vetëm këto dy punë. Ka edhe ca punë të tjera, mund të bëhesh hidraulik, elektricist, teknik i mesëm bujqësie, teknik i mesëm nafte. Me vrapë, të gjithë juristë. Sot ju them unë, të hidhen përpjetë.
Merrnin rrugën nga Zogu i Zi deri në Durrës, ndaloni tek dera e çdo biznesi dhe pyesni a ka punë…Nga dy tre, deri në 60 vende pune bosh. E di pse janë bosh? Sepse nuk ju duhen juristë, por zanatçinj. E kemi ditur ne që Shqipëria është e pasur me naftë. Vijnë dhe i marrin njerëzit nga jashtë. Shkojnë e i marrin në Kanada njerëz që kanë mbaru në kohën e Enver Hoxhës. Këtu juristë sa të duash për të shpuar sa më thellë. Po inxhinierë nafte, teknik nafte, harroje”, tha Rama.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama-komunikimi

Edi Rama: Miratimi i buxhetit arritje, shmangëm greminën

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” është ndalur tek buxheti i 2017, ...