Zbulimi i Edi Ramës: Këto janë tri gjërat që trembin serbët

Politikë

ramaTri gjëra i trembin qytetarët e Serbisë, sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Kreu i qeverise sqaroi se çfarë kishte dëgjuar gjatë vizitës në Serbi. Komentet e tij u bënë gjatë takimit me përfaqësues në Samitin e Diasporës që u zhvillua sot në Tiranë, teksa ai u pyet nga deputeti i Luginës së Preshevës, Riza Halimi nëse do të ketë një qasje të re të qeverisë serbe për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Jam shumë mirënjohës shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ishin me mua në Beograd. Ne e kemi zgjidhur problemin e njohjes së diplomave. Problemet krijohen nga burokracia. Në Serbi kishte një fjalë që thoshte; serbët i tremben avionëve të NATO-s, tankeve të Rusisë dhe zyrave të shtetit", theksoi Rama.

Sipas tij, "ka edhe më keq nga pikëpamja e administratës dhe zvarritjes së procesit".

"Nga ana tjetër kemi hyr në proces edhe për çështjen e librave në shqip për shkollën. Ne jemi në ndjekje. Para dhe pas vizitës, ka një komunikim konstat me palën serbe dhe ka shumë më disponim për të diskutuar çështjet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës", theksoi Rama.

ME TE LEXUARAT