Rama: Nga 1 dhjetori, sekuestro bagëtive pa çertifikata

rama-kafshetKryeministri Edi Rama paralajmeroi sot sekuestrimin e kafsheve qe tregtohen pa certifikate.

Tregjet e gjësë së gjallë kërcënojnë sigurinë e jetës së qytetarëve, tha Kryeministri Rama në prag të festave të fundvitit duke i kërkuar 61 kryetarëve të bashkisë bllokimin e tregëtimit të kafshëve pa certifikatën e veterinerit.

Ndërsa nga ana tjeter, ministri Bujqësisë, Edmond Panariti paralajmëron vendin për rrezikun e prekjes nga gripi i shpendëve.

“Ju lutem ta merrni si një alarm për të ndaluar që ky aktivitet skandalos të vijojë si kërcënimin e jetës nuk ju duhet mbështetje tjetër përvç mbështetjes që do ta gjeni në zemrën dhe mendjen tuaj. Duhet vendosmëri që të përballeni më këtë informalitet ekstrem. Nga data 1 dhjetor të gjitha kafshët që shkojnë në treg të jenë të shoqëruara me certifikatën veterinare, përndryshe do të sekuestrohen”, tha Rama.

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka paralajmëruar se vendi rrezikohet nga gripi i shpendëve tashmë i përhapur në rajon.
“Shërbimit veterinar i del një sfidë akoma më e madhe për ta parandaluar që ky infeksion që tashmë qarkullon në vendet e BE të hyjë në territor. Këtu duhet një bashkëpunim me ju, pasi një pjesë e pularive janë pjesë e territorit tuaj.
Ndërsa lidhur me sëmundjen e dermatozës nodulare, ministri i Bujqësisë bëri me dije se javën e ardhshme do të vihen në dispozicion 50 mijë doza me vaksina”, theksoi ministri Panariti.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

2 comments

  1. pra haptas rifillon kolektivizimi i blegtorise
    si ne kohen e PPSH
    nuk i thone kot rilindje/ po kooperativa a do te krijohen shoku kryeminister

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Italia miraton ligjin për Call Center, mijëra shqiptarë mbeten pa punë

Me 166 vota pro, 70 kundër dhe 1 abstenim Senati italian miratoi ...