Rama: Do të regjistrojmë gjithë shqiptarët jashtë kufijve

rama2016Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh gjatë “komunikimit javor” se do të bëjë regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Komunikimin javor të së dielës, kreu i qeverisë ia ka kushtuar pikërisht Samitit të Diasporës, pas të cilit tha se është tejet i inkurajuar nga reagimi pozitiv i organizatave të shqiptarëve dhe individëve nëpër botë.

Gjithashtu Rama foli për ndërtimin e urave lidhëse mes shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Luginën e Preshevës si dhe në Evropë dhe Botë.

“Kjo javë u shënua si java ku për herë të parë qysh nga rënia e regjimit të vjetër dhe rihapja e rrugës së emigrimit të shqiptarëve nga toka, deti, ajri, shteti shqiptar kujtohet më në fund t’i mbledhë shtegtarët e shqipes në një samit të diasporës. Më mirë vonë se kurrë dhe sidoqoftë kurrë nuk është vonë për t’u angazhuar në një përpjekje madhore të përbashkët, Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe kudo në Europë dhe në botë nën moton të pandarë për Shqipërinë”, tha kryeministri.

Rama premtoi se brenda vitit 2017 do të krijohet Këshilli Kombëtar i Diasporës Shqiptare, që do të jetë një strukturë qendrore që do të udhëheqë veprimtarinë e Diasporës. “Qeveria jonë është shumë e angazhuar dhe e ka nisur tashmë punën për të bërë regjistrimin e shqiptarëve jashtë kufijve të vendit tonë. Ky proces do të krijojë bazën për votimin në distancë të qytetarëve shqiptarë në diasporë dhe do të ndihmojë në krijimin e atlasit të diasporës shqiptare në botë”, u shpreh Rama.

Komunikimi javor i kryeministrit Edi Rama:
Samiti mblodhi për herë të parë pa asnjë dallim politik, gjeografik, prejardhjeje, besimi apo brezash rreth 1000 përfaqësues shoqatash të ndryshme shqiptarësh apo individë bashkëkombës nga 40 vende prej të gjitha kontinenteve. Synimi është i lartë, i qartë dhe i thjeshtë: të ndërtojmë një urë të re dhe sa më të fortë komunikimi dhe ndërveprimi në të mirë të ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve mes diasporës dhe atdheut dhe po ashtu të nxisim dhe të mbështesim me të gjitha mënyrat ndërtimin e urave lidhëse mes komuniteteve e individëve shqiptarë në vende dhe kontinente të ndryshme për të shfrytëzuar sa më shumë energji shpirtërore dhe sa më shumë vullnete njerëzore që duan të kontribuojnë për atdheun. E dimë, e di se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë por jam tejet i inkurajuar nga ky hap i parë dhe nga reagimi kaq pozitiv i kaq shumë njerëzve dhe organizatave të shqiptarëve nëpër botë.

U kërkoj sinqerisht ndjesë të gjithë atyre, tek të cilët nuk mbërriti dot lajmi i këtij organizimi apo ftesa e merituar për këtë organizim dhe shpresoj në mirëkuptimin e tyre pasi, më lejoni t’iu them e nisëm këtë përpjekje në një shkretëtirë të vërtetë mungese të të dhënave, të adresave për shqiptarët nëpër botë. Askush në 20 e kusur vite nuk e mendoi asnjëherë seriozisht t’i kërkojë, t’i regjistrojë, t’i kontaktojë institucionalisht njerëzit e larguar nga ky vend. Prandaj ky fillim është kaq i rëndësishëm, por padyshim edhe krejt i papërsosur.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

2 comments

  1. Jo regjistrim o Edi Romi. Cdo shqiptare ^ jashte kufijeve^ duhet te pajiset me pasaporten shqipetare qe te kete te drejten e barabarte dhe trajtim te njejte nga shteti shqiptare.Ashtu si i trajton Maqedonia Bullgaria Serbia ,Kroacia apo cilido shtet tjeter bashkatedhetaret e vete te cilet jetojne jashte kufijve te shtetit ame.

    • e per cfare me duhet mua pershembull pasaporta shqiptare kur jam qytetar Kanadez? Apo te paguaj akoma? Dhe kur te skadoj ajo pasaporte pas pese vitesh te vij ne Shqiperi dhe te paguaj per nje pasaporte tjeter? Ky sugjerimi yt vetem na rendon ne qe banojme jashte Shqiperise, dhe po me rendove as qe e marr mundimin te votoj. Pak halle dhe probleme kemi? Jemi kthyer ne robota…., personalisht po u realizua kjo qe thua ti as qe i jap njeriut se ku jam, qysh dhe tek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

shkollat-cameri

Hapen klasat e para në gjuhën shqipe në Çamëri

Kryetarja e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Anila Kila në një ...