Rama rithekson objektivat për reformën në arsimin e lartë, ‘’Ngelësat të bëhen juristë? Debat qesharak.’’

rama-fbNjë aktivitet i organizuar ditëne sotme në fshatin SOS, bëri që kryeministri Rama të ritheksonte objektivat që ka për reformën në arsimin e lartë. Ai thekson se maturantët nuk duhet të bëjnë zgjedhjet e gabuara, duke u fokusuar të gjithë tek studimet e larta, Rama tha se në universitet së pari duhet të shkojnë ata që e meritojnë.

Kreu i Qeverisë theksoi nuk mund të pretendojnë të studiojnë në universitet nxënës me mesatare të ulët, apo ngelësa, duke u shprehur se sistemi arsimor do të vijojë të reformohet.

“Ngelësat të bëhen juristë? Ky është debat qesharak”, tha kryeministri Rama.

Sakaq, ai theksoi se arsimi profesional duhet të jetë zgjedhje dhe jo opsion i dytë, duke shtuar se kjo mënyrë arsimimi ndihmon në aftësimin profesional dhe krijon më shumë mundësi punësimi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shqiptari me 42 kg drogë ‘fluturon’ me makinë dhe përplaset, ndiqen nga policia

Policia vanedase tha se një 27 vjeçar shqiptar u arrestua mëngjesin e ...