Rama replikon me qytetarin në FB: Po vdes për bukë, por ke Facebook!

rama-fbKryeministri Edi Rama replikon me qytetarët në Facebook, pas komenteve të ketyre te fundit ne forme kritike ne lidhje me udhetimet e kreut te Qeverise jashte vendit.

Rama i njoftonte ndjekësit per me takimin qe ka pasur në Bruksel, por ka qene një komentues qe i shkruajti se kryeministri udhëton për turizëm ndërkohë që qytetarët po vdesin për bukë.

Komentuesi: Opo kjo ka rëndësi. Të thonë llafe të mira andej nga Brukseli se varja nëse po vdesim për bukë ne ktu, se spo mbillet më grurë e miser por vetëm nga ajo bima e rilindjes… :p E mbarove turizmin ti o KM? Politika jote është tamam si pallatet e Tiranës. Të lyer nga para dhe jashtë, dhe beterr brenda .. :mjerë ky popull thuaj.

Rama: Eh mor Cun Lushnjar që po vdes për buk dhe ke fesjbuk, sikur nuk shkojnë bashkë këto të dyja apo jo?! Ndërsa për turizmin tim apo politikën si pallatet e Tiranës, një sugjerim kam unë: Mos dëgjo shumë kazanin që zien broçkulla se do mbetesh mbrapa botës!

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...