Deklarata/ “Rama ofendoi vajzën në Peqin, gjuha e tij e papranueshme”

dashnor-sulaIsh-deputeti i PD-së, Dashnor Sula shprehet se Edi Rama përdori një gjuhë të papranueshme dhe ofenduese për një vajzë, e cila i shprehu shqetësimin e saj ndërkohë që kryeministri ishte në një takim me fermerët e zonës në Peqin.

Një vajzë e cila i tha se ndonëse ishte diplomuar për infermieri nuk gjente punë, ndërkohë kryeministri ia preu shkurt duke i ndërprerë edhe fjalën.

Sula shprehet se, Rama gjatë 60 minutave bisedë nuk i dha përgjigje asnjë shqetësimi të ngritur nga banorët si dhe nuk foli për investime.

Por, më e keqja thotë ish-deputeti ishte gjuha e përdorur ndaj një vajze të re e cila kërkoi që të punësohej si infermiere.

Statusi i Sulës:

Kryeministri Rama ishte sot i paftuar ne Peqin, pak dite pasi aty shkoi dhe vizitoi fermeret kryetari i PD-se, Lulzim Basha. Kreu i PD-se i degjoi fermeret, te cilet i shprehen te gjitha hallet e tyre te perditshme.

Ne te kundert, gjate 60 minutave bisede, Rama nuk i dha pergjigje asnje shqetesimi te banoreve dhe fermereve te zones, nuk foli per nje rruge te re apo nje investim te ri.

Por me e keqja nuk ishte kjo, por gjuha e perdorur ndaj nje vajze te re, e cila i kerkoi pune infermiere pasi kishte mbaruar shkollen shkelqyer.

Gjuha e perdorur nga Rama sot ishte e papranueshme dhe ofenduese per cdo zonje dhe moter. Nuk na mbetet gje tjeter vecse ti japim vendin qe meriton ketij kryeministri ne zgjedhjet e ardhshme.

Eshte koha per te kujtuar edhe njehere se gjate 8 viteve te qeverisjes socialiste 97- 2005 nuk u shtrua asnje meter rruge me asfalt as ne qytetin e Peqinit dhe as ne komunat Pajove, Gjocaj, Perparim, Sheze dhe Karine.

E njejta situate eshte dhe per 3 vite e gjysem perseri te qeverisjes socialiste te Rames. Pra duket qarte qe qeverisja socialiste e urren zonen e Peqinit si Qytetin e Peqinit ashtu dhe te gjitha njesite administrative bashke me fshatrat qe i perbejne.

Asnje meter rruge me asfalt nuk ka shtruar ne zonen e Peqinit qeveria e Rames. Asnje subvencion per fermeret e zones se Peqinit. Asnje investim serioz per buqesine dhe blegtorine. Asnje investim per Qytetin e Peqinit qe te beje te mundur punesimin e qytetareve te Peqinit.

Le te hapi qeveria e Rames listen e investimeve per kohen e qeverisjes se PD nga 2005 deri 2013 jane dhjetra e dhjetra km rruge me asfalt te shtruara ne te gjithe zonen. Gjate qeverisjes se PD per here te pare u lidhen te gjitha komunat me qytetin e Peqinit me asfalt.

Por me shume, e gjithe zona e Peqinit u lidh me zonen e Lushnjes dhe me zonen e Dumrese me asfalt. Mjafton te permendim me shifra disa rruge si Rruga – Pajove – Sheze Pekisht – Rrase – Belesh 17 km e gjate rruge me standarte europiane.

Rruga Peqin – Rrumbullak – Ballagat – Lushnje 15 km; Bardhas – Gjocaj 4 km; Rrombullake- Gjocaj – Asmashaj – Kurtaj – Celipijas 7 km. Autostrade deri ne Vashaj 4 km. Vashaj – Sheze 4 km.

Vetem keto jane 50 km rruge te shtuara me asfalt. Autostrade Gryka e Perparimit 5 km asfalt. Autostrade Gryka e Pajoves 3 km asfalt. Autostrade Gryka e Karines 2 km asfalt.

Ne 2005 kur PD erdhi ne pushtet balta mbreteronte brenda qytetit te Peqinit. Mungonte cdo lloj infrastrukture rrugore brenda qytetit. Mjafton te permendim rrugen e varrezave e cila u investua fuqishem me standartet me te mira e rruge tjera brendshme. Ujesjellesi i Peqinit u be rikonstruksion e plote mbi 2 milion euro.

Investimi ne stadiumin e Peqinit e shume investime te tjera. Po te bejme krahasimin e investimeve te qeverisjes se PD me ato te PS jane si nata me diten. Gjate qeverisjes se PD u investuan miliona euro ndersa gjate qeverisjes se PS vetem dhjetra mije euro ose pothuajse shume shume pak ose aspak.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

4 comments

  1. zoteri deputet jeni gabim?
    nuk e ka ofenduar as nuk mundet ta ofendojne ne asnje menyre nje njeri i droguar,nuk mundet ta ofendojne nje vajze apo djale student apo studente te shkolluar me nje kulture te shendoshe.
    nje njeri i pa vlera politike apo njerezore si ai i paudhi apo largqofti qe kemi ne krye te qeverise

    • Ore mire, po meso se si te perdoresh shenjat e piksimit. Jo per gje po na hiqesh se ke edhe me kulture, edhe i shkolluar. Ndoshta je i shkalluar, se per te shkolluar, zor ta besosh….Ose mund te kesh diplome juridiku te blere me lope, dele ose me llac dhe beton…Dhe tjetra, nje cope maloku na qenka sekelldisur se kush drejton qeverine?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, ja përgjigja e Edi Ramës

Replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe komentuesve të shumtë, kanë ...