Rama: Paga më e ulët do të bëhet 375 mijë lekë

rama-pagatPaga minimale do të bëhet 375 mijë lekë të vjetra, nga 220 që është aktualisht. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në një aktivitet për modernizimin e administratës publike.

Kreu i qeverisë tha se pagat mesatarisht do të rriten 7%, por për pagën më të ulët kjo rritje shkon në 36%. Rama theksoi se ai vet nuk do të përfitojë nga kjo rritje, sikundër edhe ministrat edhe deputetët e qeverisë.

“Ne kemi pagën më të ulët në shtet sot për gjithë shërbimet mbështetëse po themi, e kemi 220 milje lekë të vjetra. Me këtë paketë e çojmë pagën më të ulët në shtet 375 mijë lekë të vjetra, a është mjaft, nuk është mjaft. Po a është shumë më tepër për njerëz rropaten për të krijuar kushtet higjenike, logjistike të punës në administratë prej nuk mbahet mend se kurrë me 220 mijë lekë të vjetra.

Me të njëjtin princip duke filluar nga poshtë ne kemi një piramide rritjesh pagash tërësisht të re. Pra nëse një specialist i kategorisë së tretë e ka sot pagën aktuale 355 mijë lekë, rritja shkon në 379 mijë lekë dhe kështu në mënyrë progresive kemi një rritje e cila kur vinte paga bruto bëhet 589 mijë lekë. Prapë nuk është shumë, por është shumë më tepër seç është. Duke filluar nga 1 marsi i vitit të ardhshëm ju do të keni një pagë më të mirë. Mesatarja është 7 %, por për pagën më të ulët është 36% dhe shkon duke u shkallëzuar deri tek unë që nuk marr asnjë qindarkë më shumë rritje, as ministri i Financave, as deputetët”, tha Rama.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Video e paparë, gjendet shkaktari i këtyre radhëve të gjata tek Unaza e Re

Trafiku në Tiranë është acarues dhe i pa durueshëm në shumë raste, ...