“Shqipëria ngelet jashtë BE-së”, Rama: Deputeti gjerman, zë pa mandat

rama-komunikimiKryeministri Edi Rama ka komunikuar sërish sot me qytetarët shqiptarë përmes faqes së tij të Facebook, ashtu siç është bërë rutinë e çdo të diele.
Komunikimi javor kësaj radhe i kushtohej dilemave për çeljen e negociatave për integrimin në BE dhe deklaratave të deputetëve gjermanë e austriakë jo shumë pozitive për Shqipërinë.

Rama ka bërë përgjegjës PD për bllokimin e reformës në drejtësi, përmes Vettingut, e cila është kushti kryesor për hapjen e negociatave.

Ai theksoi se kjo qeveri ka një amanet që është Shqipëria evropiane.
“Shqipëria evropiane nuk është një ëndërr me sy hapur e kësaj qeverie por një amanet që ne do ta çojmë në fund me reforma”, theksoi Rama.

Kryeministri theksoi se deklarata e deputetit gjerman nga Partia e Merkel, Krichbaum është një zë pa mandat dhe jep një opinion personal.

“Ata thjesht shfrytëzojnë rastin për ta përdorur edhe vendin tonë si ushqim për populizmin e tyre. Mund të shtrembërojnë hapur konstatimin e KE dhe mund të gjejnë në mediat shqiptare një akses që në vendet e tyre as nuk e imagjinojnë. Përveç një grushti hiri që i japin Saliut nuk kanë çfarë t’i bëjnë Shqipërisë. Ata flasin në titull personal, nuk kanë mandat nga askush. Shqipëria europiane nuk është një ëndërr me sy hapur e kësaj qeverie por një amanet që ne do ta çojmë në fund me reforma”, u shpreh Rama.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vlahutin: Vetting-u, çelësi për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Ambasadorja e BE në Shqiperi, Romana Vlahutin, theksoi sot se ligji i ...