Rama në ‘Bajram Curri’, ‘’Rilindja urbane do të transformojë këtë qytet.’’

58
Kliko per me shume info

UntitledNjë ditë më parë, kryeministri Edi Rama vizitoi qytetine Tropojës. Pas kësaj vizite, me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ deklaroi se Rilindja urbane do të transformojë këtë qytet.

Kreu i qeverisë theksoi se ky qytet ishte një gropë e braktisur harrese, ndërsa turizmi do të bëhet motori i zhvillimit ekonomik.

Kliko per me shume info

“Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane për Tropojën, do ta transformojë qytetin e Bajram Currit nga një gropë e braktisur harrese, në qendrën e rilindur të një zone bukurish të rralla ku turizmi do të behet motori i ri i zhvillimit ekonomik e social.

Puna për bulevardin e këmbësorëve do të vazhdojë fillimisht me unazën e qytetit, gjimnazin dhe kompleksin e ri sportiv, ku përveç fushës së futbollit do të ndërtohen edhe terrenet e hapura të lojërave me dorë. Dhe ky është fillimi i përfitimit të madh të Tropojës nga reforma administrative – territoriale, që e vendos bashkinë e re në kushte të favorshme për të harmonizuar jetën urbane me një zhvillim rural shembullor. Ne do të bëjmë për Tropojën më shumë se sa është bërë në 25 vjet të marra së bashku.”- postoi ai.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here