PD: Rama fundjave qejfi në Milano, shpenzon paratë e shqiptarëve

Kliko per me shume info

ristani15PD ka hedhur akuza se kryeministri Rama është nisur për një fundjave të qejfit në Milano.

Në një deklaratë për mediet, sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani tha se kreu i qeverisë shpenzon për luks paratë e shqiptarëve.
“Rama me Gjushin janë nisur për një fundjavë qejfi dhe relaksi në Milano. Punët i kanë në terezi. Miliona euro të zhvatura këtij vendi i kanë tashmë në xhepat e tyre, miliona të tjera i shpenzojnë çdo ditë për luks në vila, zyra, makina, udhëtime me avionë, hotele, para të gjakut të shqiptarëve të varfër që Rama të hapë ekspozita dhe të ndjehet edhe artist.

Kliko per me shume info

Ndërkohë që harliset me Gjushin në Milano, Rama i kthen shpinën shqiptarëve që i ka varfëruar, i ka lënë pa punë, i ka zhytur në drogë e krim, i ka dëshpëruar deri aty sa mendojnë vetëm si të ikin nga ky vend. Me Gjushin në Milano, lideri ballkanik dhe botëror, kalon edhe “hidhërimin” që i shkaktoi jo-ja gjermane për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE”, u shpreh Ristani.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here