Rama takon kancelaren gjermane, Merkel: Zbatoni 5 prioritetet!

rama-merkelU mbajt sot konferenca e përbashkët midis kryeministri Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Që në fillim të fjalës së saj, Merkel uroi shqiptarët për festën e Pavarësisë, ndërsa ka vlerësuar reformat e bëra nga shteti shqiptar. Ajo theksoi se ka një ndryshim të thellë vitet e fundit.

Merkel siguroi kryeministrin Edi Rama se Gjermania do vijojë ta mbështesë Shqipërinë. Ndryshe nga deputeti i partisë së saj i cili foli për 7 kushte, Merkel tha se është i nevojshëm avancimi me 5 prioritetet.
“Ndihemi të lidhur ngushtë edhe në mënyrë bilaterale. Shqipëria është shndërruar në mënyrë të thellë vitet e fundit edhe nga reforma. KE i ndjek zhvillimet në Shqipëri dhe i ka vlerësuar. Gjermania është përpjekur ta mbështesë Shqipërinë në zhvillimet e tanishme duke dërguar përfaqësues në misionin Euralius. Kjo ka bërë që reforma juridike të vihet në funksionim. E rëndësishme që kjo rrugë të vazhdojë. KE ka përmendur 5 prioritet, këtu bën pjesë zbatimi i kësaj reforme, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që janë hapa të përhershëm. Besoj se janë kryer gjëra të rëndësishme. Duhet shumë forcë dhe guxim për ta ndjekur këtë rrugë. Gjermania do të kontribuojë”, tha Merkel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama kërkoi që BE t’i pqrgjigjet Shqipërisë me të njëjtin lojalitet që vendi ynë ka treguar ndaj BE-së.
“Faleminderit për ftesën për të ardhur në Berlin sot më 28 nëntor, ditën e festës kombëtare të shpalljes së pavarësisë dhe në një moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e integrimit.
Me gjithë angazhimet që keni, ju keni gjetur kohën që takohemi për të tretën herë në harkun e 3 viteve. Shqiptarët kudo iu janë mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë. Procesi i Berlinit është kthyer në një hapësirë komunikimi. Zyra e bashkëpunimit rajonal në Shqipëri në modelin e bashkëpunimit franko-gjerman është një prej treguesve të këtij procesi historik. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kërkojnë asgjë të pamerituar në rrugën e anëtarësimit në BE, nuk po hyjmë se na e ka kërkuar Brukseli, Parisi apo Berlini, por se na i kanë kërkuar etërit. Ne nuk i kemi parë detyrat tona të shtëpisë si një barrë që na i kanë ngarkuar të huajt, por si një borxh që ua kemi fëmijëve tanë. Sot unë jam krenar që gjendem këtu krah jush pasi e kemi shkruar në Kushtetutën tonë dhe në një sërë ligjesh këtë detyre madhore, të integrimit tonë. Jam shumë i vetëdijshëm se nuk është fundi por vetëm fillimi i mbarë i një faze të re të përpjekjeve tona për ta bërë Shqipërinë vend anëtar të BE. Ndaj Shqipëria e mirëkupton plotësisht kushtin e vendosur për çeljen e negociatave, zbatimin e vettingut. 5 prioritet përbëjnë një udhërrëfyes edhe pas anëtarësimit në BE. Shqipëria meriton nga BE të njëjtin lojalitet që ka treguar ndaj BE-së.
Po aq sa Shqipëria ka nevojë për Bashkimin Evropian po aq ka nevojë edhe BE për Shqipërinë dhe Rajonit”, tha Rama.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vlahutin: Vetting-u, çelësi për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Ambasadorja e BE në Shqiperi, Romana Vlahutin, theksoi sot se ligji i ...