Përmbytjet në vend, Rama mbledh Shtabin e Emergjencave

UntitledReshjet e shiut në vend ende janë të përkeqësuara. Mësohet se në orët e vona të mbrëmjes lumi Vjosë ka dalë nga shtrati duke arritur në kuotat maksimale dhe duke përmbytur disa hektarë me toka në zonë e Novoselës. Sipas raportimeve deri tani janë evakuuar 20 familje, ndërsa 3 banesa janë nën ujë. Banorët e zonës të cilët folën për gjendjen e tyre treguan se nëse niveli rritet edhe me gjysmë metri atëherë do të kemi të njëjtën situatë si vitin e kaluar.
Kryeministri Edi Rama nga kjo situatë, mblodhi Shtabin e Emergjencave për të bërë një analizë të situatës të shkaktuar si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Përveç përmbytjeve të shkaktuara nga lumi i Vjosës, mësohet se problematike situata paraqitet edhe në zonën e Lezhës, ku sipas ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në terren ndodhen edhe forcat e ushtrisë, ndërsa në Lezhë janë evakuuar 24 banorë.

Ndërkohë, mësohet se në zonën e Shkodrës , sipas ministrit Gjiknuri, nuk ka rrezik për përmbytje. Ai tha gjithashtu se edhe furnizimi me energji elektrike po shkon drejt normalizimit

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Hakmerret gazeta greke: Mimi Kodheli ka punuar si balerinë në klube nate

Pas deklaratave të bëra nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për homologun ...