Rama: Ligji i Luftës i pa hequr, shkak për acarimet Shqipëri-Greqi

rama_kuvend14Shkakun e marrëdhënieve të acaruara mes Shqipërisë e Greqisë, Kryeministri Rama e sheh tek Ligji i Luftës, që Athina zyrtare mban ende në fuqi.

Gjate replikave ne seance plenare me kreun e PBDNJ -së, Vangjel Dule, lidhur me prishjen e disa objekteve në Himarë, Rama i kujtoi mikut të tij të vjetër një çështje ende të pazgjidhur me fqinjin jugor, çështjen Çame.

Kryeministri e cilësoi një praktikë rutinë prishjen e ndërtimeve në Himarë, në kuadër të projektit për rilindjen urbane në këtë zonë, Vangjel Dule iu kundërpërgjigj duke thënë se fshihet pas dështimeve në tre vjet qeverisje.

Kryeministri shpjegoi edhe qëndrimin e tij lidhur me një status të bërë pak ditë më parë për Akropolin.

Kjo përplasje në Kuvend, mes Ramës e Dules, vjen pas shqetësimit të ngritur nga pala greke, jo vetëm për tonet jo diplomatike të Kryeministrit, por edhe për deklaratën e Ministrisë së Jashtme shqiptare, e cila sipas Athinës përmbante një qasje agresive që nuk i shërben uljes së tensioneve mes dy vendeve. Qeveria shqiptare, deklaratat Athinës për Himarën i ka quajtur të papranueshme dhe ndërhyrje në punët e brendshme.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

samaras

Samaras: Greqia është aq dobët sa edhe Edi Rama po e sfidon!

Ish-kryeministri grek Antonis Samaras, në një intervistë për gazetën “Vradini”, pavarësisht se ...