Rama me veteranët për 29 nëntor: Opozita po pengon integrimin

21
Kliko per me shume info

rama-lancKryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po përpiqet të pengojë të ardhmen e vendit. Deklarata u be në një takim me veteranët, me rastin e 29 Nëntorit.

Në kontrast me akuzat e opozitës, Rama ka cituar fjalët e kancelares Angela Merkel, se, “Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht përmes reformave, të cilat duhet të vazhdojnë”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

“Nuk mund të bëj sikur nuk e shoh atë që po bën opozita, për të rrënuar imazhin e Shqipërisë në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, duke mos lënë shpifje pa amplifikuar lartë e poshtë, për t’i bindur se Shqipëria është një Kolumbi, që qeveria është një kartel droge dhe që Shqipëria është një gropë e zezë nga e cila të gjithë duan të arratisen”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, opozita i ka ngritur Shqipërisë një mur që i pengon asaj çeljen e negociatave, pasi ka bllokuar ligjin e Vetting-ut. Për këtë arsye, ai i ka bërë thirrje votuesve të opozitës që të ushtrojnë presion mbi lidershipin e PD për të zhbllokuar ligjin në fjalë.

Rama është shprehur optimist për vendimin që do të merret në dhjetor lidhur me hapjen e negociatave, si dhe i bindur se, “Gjermania do të jetë në krahun tonë”.

Ndër të tjera, kryeministri ka falenderuar aleatin e tij qeverisës, Ilir Meta, pa të cilin, siç tha, “reformat nuk do të kishin qenë të mundura”.

“Anëtarët e qeverisë së koalicionit kanë punuar si një skuadër kompakte. Dhe pa dyshim, me bashkëpunimin e qytetarëve shqiptarë”, ka thënë Rama.

I pranishëm në këtë takim, Meta është fokusuar më tepër tek simbolika e 28 Nëntorit, duke vlerësuar figurën e veteranëve dhe të rënëve.

“Duke vazhduar në këtë rrugë që kemi nisur ne do të plotësojmë idealet e atyre që ëndërruan për Shqipërinë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre”, ka thënë Meta.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here