Rama thirrje Kushtetueses: Çlironi vettingun për negociatat me BE

Kliko per me shume info

rama-fbKomisioni Europian vendosi kusht kryesor për Shqipërinë zbatimin e ligjit të vettingut për të përcaktimin e një date për hapjen e negociateve me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama apelon Gjykatën Kushtetuese të çlirojë sa më parë ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Rama shkruan ne nje postim ne FB:
“Shqipëria vend i respektuar për reformat dhe i mirëpritur në tryezën e negociatave për anëtarësim?? (Gjykata Kushtetuese të çlirojë sa më parë Ligjin për Vetingun e Gjykatësve e Prokurorëve dhe të nisë puna për zbatimin e tij)”.
Thirrja e kryeministrit për Kushtetuesen vjen në një kohë kur ligji i Vettingut eshte në Komisionin e Venecias, qe pritet të shprehet ne lidhje me dy komentet qe ka kerkuar gjykata Kushtetuese. Komentet e Venecias pritet të vinjë në mesin e dhjetorit të këtij viti.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here