Rama: Me Greqinë do t’i sqarojmë çeshtjet e lëna pezull!

edi_rama2014Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Samitin e Diasporës të mbajtur në Tiranë u shpreh se me Greqinë, vendi ynë ka çështje, që janë akoma të hapura.

Rama tha se do të ketë një mbledhjeje të përbashkët mes dy qeverive dhe do të flitet për çështjet e lëna pezull mes të dyja palëve.

Ai tha se Shqipëria do të kërkojë zgjidhje të çështjeve me shtetin grek, në bazë të parimit të reciprocitetit.

“Marrëdhëniet me Greqinë kanë nevojë të ngrihen në një nivel tjetër që të kapërcejmë disa probleme që na shfaqen si pengesa të mbetura nga e shkuara. Kemi ngritur një grup të posaçëm që bashkë me palën greke të ulemi në tryezë, të diskutojmë hapur duke parë nga e ardhmja, duke u bazuar tek standardet evropiane për këto çështje. Ka filluar një punë e përbashkët aspak e lehtë, por jemi shpresëplotë që do t’i kapërcejmë këto pengesa në të mirë të fqinjësisë. Ne kemi bërë të qartë që nuk kemi ndërmend të heshtim, të bëjmë sikur nuk kuptojmë dhe t’i nënshtrohemi fakteve të kryera. Për një kohë të gjatë fqinjët u mësuan pak keq, këtu në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar, të heshtur që bënin sikur nuk kuptonin kur fjala ka qenë për çështje që nuk mund të anashkalohen. Çështjet janë botërisht të njohura, mendojmë që për secilën prej tyre ka zgjidhje në një frymë bashkëpunimi…E kemi vënë re që çështjet rimarrin një peshë të caktuar dhe bëhen pengesë për arsye që janë të lidhura me situatat politike, debatin e brendshëm. Ua bëjmë të qartë fqinjëve se çështjet nuk i kapërcejmë duke i lënë të pazgjidhura. Jemi vullnet plotë për zgjidhjen më të mirë në bazë të parimit të reciprocitetit”, tha ai.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

FOTO/ Takimi “sekret”, Kodheli: Ja për cfarë bisedova me shefin e CIA-s

Shefi i CIA-s, John Brennan ka zhvilluar sot një vizitë “sekrete” në ...