Opozita greke i përgjigjet Ramës: Cështja came nuk ekziston

greqi-beeeDeklaratat e Kryeministrit Shqiptar Edi Rama kanë ndezur reagimet nacionaliste në Greqi.

Deputeti i Partisë Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos, ka kërkuar mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar për Punët e Jashtme për të shqyrtuar këto qëndrime të Tiranës zyrtare.

Kumucakos e cilësoi çështjen çame si një problematikë inekzistente. Ai tha se “Me deklaratat e tij Kryeministri i Shqipërise Edi Rama, po hap çështje shumë serioze si vendime të autoriteteve shqiptare për minoritetin grek, si dhe për çështjen inekzistente çame”.

Deputeti Kumucakos kërkoi dhe krijimin e një strategjie kombëtare për çeshjten e marrëdhënieve greko-shqiptare, transmeton Vizion Plus.

Partia Demokracia e Re e drejtuar nga Qiriakos Micotaqis është forca më e madhe opozitare në Greqi. Në zgjedhjet e fundit parlamentare ky subjekt ka marrë 75 nga 300 vende në parlament.

Kliko per me shume info

One comment

  1. CESHTJA CAME EKZISTON DHE CAMET DUHET TE DEMSHPERBLEHEN NGA QEVERIA GREKE O GREKE TE MALLKUAR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

berisha-kuvend

Çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend…Ministri i Ramës: Sali Berisha të dua!

Edhe seanca e djeshme në Kuvend është shoqëruar me debate mes Ramës ...