Rama i përgjigjet mes rreshtave deputetit gjerman

rama-kafshetKryeministri shqiptar Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar pas deklaratave të forta që dha sot nga Tirana deputeti gjerman i partisë së kancelares Angela Mergel (CDU) për hapat pas që sipas tij ka bërë Shqipëria dhe faktit që në këtë situatë nuk e meriton çeljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gunther Krichbaum, njëherësh kryetar i komisionit për çështjet Europiane tha qartë se pa plotësuar 7 kushte, Bundestagu do t’i kërkonte qeverisë federale që të mos japë votë pro për çeljen e negociatave. Pak ore me vone, Rama ka shkruar ne Facebook nje status qe duket si pergjigje mes rreshtave per zyrtarin gjerman:
Ja cfare shkruan Rama:

AMARCORD

Në kohën kur është shkrepur kjo foto e kishës dhe kuvendit françeskan në Shkodër, shumë skeptikë nga jashtë e kishin krejt të zorshme të shihnin te Shqipëria tjetër gjë veçse një “Turqi të vogël”, shprehje gjeopolitike e kohës, por në fakt përkufizim i çdo prapambetje, prapanikllëku, dallkaukllëku, korrupsioni, vëllavrasje, zhvatje, tradhëtie dhe shitje për interesa krejt të vogla, domosdo antikombëtare.

E keqja ishte atëhere, e ndoshta ende sot, se edhe pse potenciali ishte i madh që Shqipëria të bëhej me forcën e vullnetit dhe të një shumice të vendosur ndonëse të heshtur, kopshti i punuar dhe harmonik me gjeometrinë për tu pasur zili që paraqet kjo foto, xhakajdurët dhe karanxhollët e çdo sahani, rreken ta prishin si të babëzitur. Këtë “punë të madhe në interes të shqiptarëve” siç e quajnë me krekosje prej të marri, historiani romak Taciti e quante “ajo lloj paqe dhe ngazëllimi që nuk janë veç mynxyrë dhe vetmi”

Me siguri me këta syresh e kish, europiani i madh dhe syçelët Konrad Adenauer tek thoshte se ishte e padrejtë që Zoti, duke kufizuar mençurinë e njerëzve, nuk kishte kufizuar në të njëjtën kohë edhe dritshkurtësinë e tyre.

E megjithatë, muret e këtij kuvendi, të rrënuara nga varrmihësit e këtij kombi e të ringritura prej shprestarëve në të ardhmen ende buçasin nga zëri i amëshuar i bujtësit të tyre të madh:

“Për inat të dreqit e (ca) shqyptarëve, Zoti ka me e mbajt Shqypnin në kambë, me nder e me lumni… Si janë pra shqyptarët e Shqypnia sot? Si janë? Si po i don anmiku…”

Kliko per me shume info

One comment

  1. O ZOT SA I MADH JE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

konventa-lsi

Konventa Kombëtare zgjedh drejtuesit e rinj të LSI

Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim shpalli rezultatet për drejtuesit ...