Rama: Frikë nga Kushtetuesja, pengon Vetingun dhe integrimin

rama2016Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë se diplomimit të studentëve të Juridikut për të dhënë mesazhe të forta mbi atë që po ndodh me ligjin e Vetting -ut dhe sistemin e drejtësisë në vend.

Kreu i qeverisë tha se ka frikë se Gjykata Kushtetuese do të pengojë ligjin e Vetting -ut, duke rrezikuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, që e ka vënë këtë ligj një kusht të rëndësishëm.

“Unë dua ta ndaj me ju frikën time që nuk do të jetë e lehtë, madje kam shumë frikë se do të jetë më shumë se sa e vështirë që Gjykata Kushtetuese të mos e pengojë ligjin dhe të mos e cënoje atë, në pikën ku;

a- Ligji i cënuar t’i bëhet mbrojtje gjykatëseve dhe prokurorit të korruptuar.

b- Ligji i cënuar t’i bëhet pengesë Shqipërisë për të hapur negociatat me BE”.

Rama tha se Gjykata Kushtetuese doli kundër opinioneve të Komisionit të Venecias edhe për një tjetër ligj të rëndësishëm, atë për pronat, i cili gjithashtu është pezulluar pjesërisht nga kjo gjykatë.

“Për reformën e pronës morëm opinionin pozitiv të Komisionit të Venecias. Por e dini çfarë?! Se kam thënë në vend tjetër, do e them me ju. Nuk mjaftoi për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë. Të shikojmë çfarë do të bëjnë kur ta zbardhin që ta lexojnë se si ka ndërhyrë në kundërshtim me opinionin e Komisionit të Venecias nga ku presim të vijë dhe opinioni për Vettingun”.

Por Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja i pranishëm në këtë ceremoni tha se besonte që Reforma në Drejtësi do të kthejë te publiku besimin e humbur te ky sistem.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

FOTO/ Takimi “sekret”, Kodheli: Ja për cfarë bisedova me shefin e CIA-s

Shefi i CIA-s, John Brennan ka zhvilluar sot një vizitë “sekrete” në ...