Rama takon fermerët e Peqinit: Do të çojmë ujin në çdo parcelë

Politikë

rama-fermeretKryeministri Edi Rama u takua paraditen e së premtes me fermerët e Peqinit, të cilëve u premtoi se “do të çojmë ujin në çdo parcelë dhe do të pastrojmë të gjitha kanalet ujitëse”.

“Do të investojmë për të rehabilituar segmente që janë shkatërruar. Nuk do të lejojmë më që prodhimi të përmbytet si pasojë e infrastrukturës që nuk funksionon Kemi pastruar 1000 km kanale ujitëse dhe kulluese”, deklaroi kreu i qeverisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama u kërkoi fermerëve të Peqinit që të përkrahin programin e qeverisë për kreditë e buta.

“Qeveria i bën aleate të fermerëve bankat e nivelit të dytë duke u dhënë ne garancinë këtyre bankave. Ata që thonë se kjo punë nuk zgjidhet me kredi e me banka, ne themi që kjo është propagandë e shfrenuar që synon të përfitojë nga padia e njerëzve”, sqaroi Rama.

ME TE LEXUARAT