Zgjedhjet në Ersekë, Rama: Kush voton për PD është në anën e gabuar të historisë

Politikë

rama-2016"Unë nuk e njoh kandidatin tjetër dhe nuk mund të them asnjë fjalë për të, por njoh mirë Saliun, Lulin dhe PD dhe njoh mirë dhe atë shprehjen e popullit kush fle me atë gdhihet me ato. Kështu që më thuaj me kë rri të them se kush je”.

Keshtu eshte shprehur kryeministri Edi Rama, nga Erseka, në mbyllje të fushatës për kreun e Bashkisë, ndërsa zgjedhjet do të mbahen këtë të diel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i qeverisë tha se kandidati i majtë, Ilia Stefo, do të fitojë. “Keni kohë që të votoni për Qeverinë në Tiranë. Kjo është votë për qeverisjen e Kolonjës”, deklaroi ai.

Rama theksoi se më e keqja ka kaluar, më e mira është përpara, ndërsa bëri një apel për të gjithë ata që nuk duan të votojnë.

“Kush nuk voton mban anën e gabuar dhe zgjedhjes më të keqe. Një votë që i mungon zgjedhjes më të mirë, është një votë për anën e gabuar dhe për zgjedhjen më të keqe”, deklaroi Rama.

Zgjedhjet në Ersekë mbahen, pasi ish kryetari i Bashkisë, Arben Malo, ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak.

Përballë Ilia Stefo, opozita ka vendosur Dritan Hajron, një emër i propozuar nga Partia Agrare Ambientaliste.

ME TE LEXUARAT