Rama në tv grek: Çamët nuk lejohen në shtëpitë e tyre, kanë të drejtë

rama-tv-grekKryeministri shqiptar Edi Rama ne intervistë me gazetarin grek Alexis Papahelas në televizionin grek Skai se Shqipëria dhe Greqia duhet të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e mbetura pezull. Rama thotë se interesat e shqiptarëve dhe të grekëve janë më të mëdha se problemet politike.
Duke folur për foton e Akropolit, kryeministri tha se me të nuk synohej që Athina të paraqitej si një qytet shqiptar, por shtoi se qëlloi që ishte një shqiptar që e mbrojti atë nga bombardimet.
Kryeministri Rama thekson se çamët i kanë shtëpitë e tyre në Greqi, duke nënvizuar se ata nuk mund t’i vizitojnë. Ai tha se ata janë përzënë në banesat e tyre, duke nënvizuar se grekët duhet ta dinë se jemi në gjendje lufte për shkak të një ligji që është ende në fuqi në shtetin grek. Rama e konsideroi paradoks ballkanik ekzistencën e këtij ligji, ndërkohë që me Greqinë kemi një traktat miqësie.
Pjesë intervista për “Skay”:
Zt. si e shihni marrëdhënien e Shqipërisë me Greqinë?
Mendoj se nëse e shohim në tablonë e madhe është shumë e rëndësishme dhe ka qenë e qartë po ashtu në strategjinë tonë për politikën e jashtme që Greqia është partner strategjik me të cilën ne kemi shumë gjëra për të arritur. Në të njëjtën kohë duhet që të zbresim tek çështjet e mbetura pezull dhe që kemi nevojë t’i zgjidhim nëpërmjet dialogut dhe me bindjen e qartë se interesat e shqiptarëve dhe të grekëve janë të mëdha.
-Më kujtohet një intervistë në 2003 dhe thatë se problemet me vendet tona kanë shumë histori.
Rama: Nuk më besohet se çfarë zhurme shkaktoi ky publikim në Greqi. Unë mbaj një kronikë me foto që postohet çdo natë në orën 8 që ka të bëjë me historinë. Nga këndvështrimi i dikujt që nuk beson se politika ka të bëjë me zëvendësimin e historianëve. Në këtë këndvështrim, të njohim të shkuarën tonë, na ndihmon që të kuptojmë më mirë veten tonë dhe të ardhshmen. Mendoj se ky është një detaj që tregon shumë. Ajo çfarë thashë kishte për qëllim të ishte jo vetëm miqësore, por të zbulonte një marrëdhënie që shkon shumë pas në kohë dhe që ka kaq shumë shembuj rrezatues qoftë shqiptarë apo grekë që kanë bërë për njëri-tjetrin.
-Duhet ta dini se kjo krijonte zhurmë…
Rama: Fakti që shqiptarët që kanë kontribuar për shoqërinë greke nuk e bën Athinën një qytet shqiptar. Doja thjesht të thosha se kjo ka të bëjë me faktin se kemi qenë të lidhur ngushtë për shkak të këtyre njerëzve. Duhet të mendojmë se sa gjëra të rëndësishme mund të bëjmë për njëri-tjetrin, se sa të mbytemi në ujëra të errëta të nacionalizmit dhe të manipulimit mediatik që është rezultat i politikanëve që shohin më shumë nga zgjedhjet e ardhshme se sa brezat e ardhshëm.
-Nëse këtë do ta postonte kryeministri grek
Rama: Nuk është një ofendim. Është një fakt i këndshëm historik që një shqiptar u gjet në kohën e duhur për të shmangur bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grekë, kinez, por qëlloi shqiptar. Ajo që doja të thoja është se popujt tanë kanë qenë kaq shumë të bashkuar. Po të hyjmë thellë thellë mund të zbulojmë se jemi kushërinj.
Shumë interes Shqipëria e madhe apo natyrore. Nuk janë nocione që janë prodhuar nga ne. Shqipëria natyrale është një nocion i prodhuar nga të tjerë, të cilët janë trembur dhe e kanë krijuar për agjenda të ndryshme. Kjo është sikur tu vësh fajin grekëve sot për Megali-Idea që nuk ka të bëjë me periudhën e sotme. Shqipëria natyrore është Shqipëria evropiane. Ne kemi një histori shumë interesante duke qenë një komb me dy shtete. Nuk ka asnjë plan, asnjë ide normale dhe të parashikueshme që t’i mbledhë këto në një Shqipëri të madhe. Do t’i mblidhte një Evropë e madhe ku kufijtë janë të parëndësishëm sa i përket komunikimit.

-Qeveria greke ka ndaluar disa shqiptarë që po transportonin literaturë me një lloj propagande…
Rama: Unë nuk mendoj se është irredentiste t’ju thuash fëmijëve tanë se ku kanë jetuar shqiptarët. Nuk mendoj se është irredentiste që ka qenë një zonë që quhej Çamëri, e që shqiptarët jetonin atje e ku për fat të keq, njerëzit nuk mund të shkojnë atje ku shtëpitë e tyre kanë qenë. Për shkak të çfarë? Nuk kemi asnjë pretendim të llojit si ndryshim i kufijve apo strategji të ndryshimit të kufijve për të marrë pjesë të Serbisë, apo pjesë të Maqedonisë apo për ta bërë këtë Shqipëri natyrale. Besojmë se ka ardhur koha t’i kalojmë të gjitha këto pengesa të së shkuarës.
Të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të themi; a është e mundur që ata 80 vjeçarë, gra e burra të cilët janë detyruar me forcë të largohen nga shtëpitë e tyre, të mund të shkojnë në ato vende sërish? A është e mundur që persona që janë nga ky rajon shqiptar të mos mund të kalojnë kufirin e një fqinji të madh evropian si Greqia? Çfarë ka për irredentizëm këtu? Do të doja të thoja që saktësisht duke u mbajtur peng i këtyre temave dhe duke i parë ato me sytë e së shkuarës, ne e ushqejmë nacionalizmin, u japin nacionalistëve argumente dhe për rrjedhojë ju japim arsye për të jetuar. Ka një problem; këta njerëz janë çrrënjosur nga shtëpitë e tyre. Shtëpitë e tyre janë në Greqi dhe kanë të drejtën për të jetuar, kanë drejtën të kenë pronat e tyre. Cili është problemi këtu?
-Disa nga këta njerëz kanë kryer krime gjatë Luftës së Dytë Botërore
Rama: Po flas për të kaluar kufirin, për të udhëtuar të lirë. Ata nuk munden. Flas për 80 vjeçar. Një grua 80 vjeçare më tha se kam ëndërr të shoh për herë të fundit në jetë shtëpinë ku më dëbuan kur kam qenë fëmijë dhe nuk mundem. Natyrisht ka pasur njerëz që kanë bashkëpunuar. Në këtë botë nuk kemi parë që breza të tërë të mallkohen me pamundësinë për të ushtruar të drejtat e tyre për shkak të paraardhësve që kanë qenë kolaboracionist.
Në qoftë se politikanët vendosin të shkruajnë historinë bëjnë vetëm dëm, por politikanët kanë të drejtën të lexojnë historinë.
Të nxjerrin mësime prej saj. Së fundi, por jo nga rëndësia. A e dinë grekët që jemi në gjendje lufte? Ka një dekret mbretëror, i cili është ende në fuqi. I kam thënë Jorgo Papandreus, Samarit, Tsipras, të cilët dëgjojnë. Atëherë pse nuk e heqim këtë ligj? Sepse ky ligj përdoret si pengesë që të ndjekin rrugën ligjore.
Nuk e duroj dot faktin që ka njerëz që më mendojnë si një person me ndjenja antigreke. Ka shumë njerëz këtu që më mendojmë pro-grekë. Nuk ka asnjë hartë të asnjë Shqipërie të madhe në libër shkolle.
-Në 1987 u hodh poshtë..
Rama: Ne jetojmë në një paradoks të përsosur ballkanik. Kemi një traktat miqësie me Greqinë dhe kemi një ligj i gjendjes së luftës po në të njëjtën kohë. Në qoftë se nuk është gjë atëherë pse nuk e shfuqizojmë komplet. Këto janë gjëra që mund t’i zgjidhim lehtësisht në qoftë se nuk mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por në qoftë se mendojmë për brezat e ardhshëm.
–Pakti detar?
Rama: Le të ulemi ta zgjidhim. Kur ka një vullnet gjërat bëhem. Të ulemi me ekspertë. Kam propozuar dhe një palë të tretë konsensuale në nivel ekspertësh dhe të mos e bëjmë një lloj tragjedie greke kush fiton e kush jo
A ka rastësi dhe a mundet të më sigurosh?
Rama: Ju siguroj se nuk ka secret. Nuk është sekret se kam marrëdhënie të mira me presidentin turk por e gjitha kjo ka ndodhur kur kemi qenë në opozitë. Me presidentin Ergodan asnjëherë nuk e kemi bërë këtë diskutim.
Rama: Ka momente kur politika ka krijuar kaq shumë trazime. Kur kemi probleme duhet të diskutojmë më shumë dhe na duhet vullnet dhe mençuri për të zgjidhur problemet. Jetojmë në një rajon kur nga gjërat më të vogla shpërthejnë gjëra të mëdha. Dhe në fund, nga një gjë shumë e vogël nisi Lufta e Parë Botërore nisi në këtë rajon.
-Na thanë se keni kërkuar informacion në lidhje me eksplorimet që Greqia po zhvillon në Jon…
Rama: Po flasim për një zonë të kontestuar ku presupozohet se ka një burim të madh nafte e gazi. E kam thënë gjithnjë; përse nuk e shohim si një mundësi të madhe për ta zgjidhur së bashku. Përse nuk ecim më tej sepse mund të bëjmë kaq shumë së bashku. Shqipëria mund të jetë mundësi fantastike për shumë investues grekë dhe po ashtu Greqia, mund të ketë kaq shumë avantazhe nga bashkëpunimi me Shqipërinë. Duhet të flasim, të flasim, e të zgjidhim gjërat me durim dhe me vullnet sepse nuk ka shans që të parashikojmë një të ardhme tjetër përveçse nëpërmjet bashkëpunimit.
-Më lini tju pyes për Himarën?
Rama: Hetoni dhe nëse më vërtetoni të kundërtën jam gati të kërkoj një ndjesë të madhe publike. Jam angazhuar në një program të rilindjes urbane. Për këtë shkak kemi shembur mbi 9 mijë ndërtesa, më së shumti ndërtesa të paligjshme dhe një pjesë të ligjshme dhe në bazë të ligjeve kemi zbatuar procedurat e kompensimit. E njëjta situatë është dhe në Himarë A mendoni se këto politika janë të ndjeshme për politikat lokale Nuk ka asnjë vend në botë për shkak të faktit që i takon një pakice nuk je subjekt i ligjit ku jeton.
Veto greke?
Rama: Nuk mendoj se kjo është e mencur as për tu menduar. Veto për cfarë?! Nëse është veto për ndërtesat pa leje?! Jemi në të drejtën tonë dhe mendoj se jemi në të drejtën tonë
Ne nuk duam ta bëjmë Shqipërinë më të madhe gjeografisht, duam ta bëjmë më të madhe sa i takon demokracisë begatisë. Nuk ka asnjë hartë të madhe në asnjë libër.
Ju sfidoj nuk ka asnjë hartë të Shqipërisë së madhe në asnjë tekst shkolle. Nëse ka përmendje kjo është histori por nuk ka lidhje me kuptimin e Shqipërisë sëmadhe. Nuk dua ta pranoj këtë paranojë të çmendur. Cam ? Camëri? Çfarë do të thotë, kjo është një zonë ku camët kanë jetuar .

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lindita Nikolla letër mësuesve: Sa do t’ju rriten rrogat

Ministria e Arsimit nëpërmjet një letre të gjatë dedikuar çdo mësuesi thotë ...