Mblidhet Këshilli Sigurisë së Lartë, Rama bojkoton

Aktualitet

nishani-mbetjePresidenti i vendit, Bujar Nishani organizoi ditën e sotme një mbledhje me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për situatën e krijuar nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Mësohet se orari i përcaktuar se krerët më të lartë të institucioneve të inteligjencës dhe organit të akuzës si dhe ministrat e kabinetit qeveritar i janë drejtuar Presidencës do të takoheshin pak para orës 18:00.

Nga kjo mbledhje, i vetmi që mungon është kryeministri Edi Rama dhe kjo përshkak të axhendës së tij personale. MËsohet se sotme ai u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga galeria njujorkeze “Mariana Goodman”, e cila do të ekspozojë edhe pikturat e kryeministrit shqiptar.

Por ndonëse i detyruar nga axhenda, kryeministri e ka shprehur hapur kundërshtinë e tij ndaj mbledhjes së Presidentit Bujar Nishani, duke ironizuar: “Më 1 nëntor Rama pati deklaruar: “Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të SHQUP-it”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti kërkon të dijë nga aktorët përgjegjës të institucioneve shtetërore se cilat janë shkaqet që sollën këtë situatë me kultivimin e narkotikëve si do të luftohet fenomeni qe ka shqetësuar dhe partneret.

KRERË INSTITUCIONESH E MINISTRA MBËRRIJNË NË PRESIDENCË

ORA 18:14- Në presidencë kanë mbërritur Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kryeprokurori Adriatik Llalla, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreu i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Në mbledhje janë po ashtu Zv.kryeministri Niko Peleshi, Minisitri i Financave, Arben Ahmetaj si dhe ai i Transporteve, Sokol Dervishi.

Pritet që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të japë një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshilliit të Sigurisë.

ME TE LEXUARAT