Mblidhet Këshilli Sigurisë së Lartë, Rama bojkoton

1
Kliko per me shume info

nishani-mbetjePresidenti i vendit, Bujar Nishani organizoi ditën e sotme një mbledhje me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për situatën e krijuar nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Mësohet se orari i përcaktuar se krerët më të lartë të institucioneve të inteligjencës dhe organit të akuzës si dhe ministrat e kabinetit qeveritar i janë drejtuar Presidencës do të takoheshin pak para orës 18:00.
Nga kjo mbledhje, i vetmi që mungon është kryeministri Edi Rama dhe kjo përshkak të axhendës së tij personale. MËsohet se sotme ai u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga galeria njujorkeze “Mariana Goodman”, e cila do të ekspozojë edhe pikturat e kryeministrit shqiptar.

Por ndonëse i detyruar nga axhenda, kryeministri e ka shprehur hapur kundërshtinë e tij ndaj mbledhjes së Presidentit Bujar Nishani, duke ironizuar: “Më 1 nëntor Rama pati deklaruar: “Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të SHQUP-it”.

Kliko per me shume info

Presidenti kërkon të dijë nga aktorët përgjegjës të institucioneve shtetërore se cilat janë shkaqet që sollën këtë situatë me kultivimin e narkotikëve si do të luftohet fenomeni qe ka shqetësuar dhe partneret.

KRERË INSTITUCIONESH E MINISTRA MBËRRIJNË NË PRESIDENCË
ORA 18:14- Në presidencë kanë mbërritur Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kryeprokurori Adriatik Llalla, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreu i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Në mbledhje janë po ashtu Zv.kryeministri Niko Peleshi, Minisitri i Financave, Arben Ahmetaj si dhe ai i Transporteve, Sokol Dervishi.

Pritet që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të japë një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshilliit të Sigurisë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

3 COMMENTS

  1. PRESIDENTI SE PARI TE NDAHET NGA PD, PASTAJ ESHTE I BESUSHEM. NUK ESHTE E NEVOJSHME TE MBLEDHE KESHILLIN E SIGURISE SE NUK A KANOS LUFTA POR TE NDIMOI NE REFORMEN NE DREJTESI.

  2. Shume vone i ka ren nder mend presidentit,kryeministri si dhe te gjithe ministrat e parlamentaret producent e subvencionues te bimeve narkotike si dhe pronare te laboreve te droges nuk marin pjese sepse nuk eshte ne interes te tyre per te prish^bizneset ^ e krimit.

    Populli ka thene; preja veshet sa eshte kelysh, se po u rit te han,e ske ci ben.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here