E kap radari me 118 km/orë shoferi ‘habitet’ para policëve: Me sa isha?

radari-policiaPolicia e Shtetit ka publikuar një video të regjistruar nga kamerat e trupit të efektivave te rrugores, ku një shofer është kapur nga radari me 118 km/orë, duke parakaluar nga korsia e djathtë e autostradës.

Polici ben shenje per te ndaluar dhe me pas e njofton shoferin se do ti tërhiqet leja e drejtimit për tejkalim të normave të shpejtësisë. Shoferi shprehet i habitur kur polici e njofton se ishte me 118 km/orë, duke thënë “Me sa më ka kapur?”

Polici: Përshëndetje, si je? Si kalove?

Polici: Arsyeja e ndalimit, keni kryer një parakalim të gabuar nga korsia e djathtë, dhe të ka kapur radari me 118 km/orë.

Polici: Mund të shoh pak dokumentet, të lutëm?

Polici: Zotëri do dalin në Komision, do të tërhiqet Leja e Drejtimit për tejkalim të normave të shpejtësisë, konstatuar nga radari. Ke dhe xhamat e zinj, të veshur me qese dhe gjobën për parakalimin e gabuar në korsi të djathtë.

Qytetari: Me sa më ka kapur, me 118 km/orë?

Polici: Po.

Polici:
Urdhëro … Nëse ke ndonjë pretendim për shkeljen, ke këto dy rreshtat për të deklaruar. Nëse s’ke, emër, mbiemër firmë. Ky është printimi i radarit.

Qytetari: Lejen e Drejtimit do e mbani ju?

Polici: Po, Patentën e mbajnë ne, e dorëzojmë te Komisariati, Lejen e Qarkullimit e merr ti.

Qytetari: Me çfarë do shkoj unë atje? A më lejohet të shkoj me këto letra?

Polici: Afati për të qarkulluar është vetëm sot. Nga destinacioni ku je këto, deri në momentin që do të arrish në destinacionin ku je nisur për të shkuar.

Qytetari: Vetëm sot. Për sa duhet të dalë, brenda 10 ditëve?

Polici: Mbas 5 ditëve do paraqitesh te Policia Rrugore. Mirupafshim.

Qytetari: Mirupafshim.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Operacion antidroge në Athinë, sekuestrohen lëndë narkotike, në pranga shqiptari

Një 51- vjeçar nga Shqipëria përfundoi në pranga pasi iu gjet një ...