Debati në “FB”, qytetari: Kryeministër leshi, ja si i përgjigjet Rama

statusi-ramaKryeministri Rama vazhdon t’u kthejë përgjigje qytetarëve që i shkruajnë në rrjetin social “Facebook”.

Në një status të Ramës që flet për rritjen ekonomike, një qytetar e ka kritikuar kryeministrin për shprehjen “qente le te lehin karavani do ece perpara”.

“Ju pergezoj per arritjet qe po ben dhe ju ofendoj duke ju quajtur kryeminister LESHI per shprehjen qe thoni”qente le te lehin karavani do ec perpara”- shkruan qytetari.

Ndërkohë Rama ka zgjedhur t’i kthejë menjëherë përgjigje shkruan LajmiFundit.al.

“Mos e ofendo popullin qe e ka thene kete shprehje kaq te vyer, e cila ka buruar nga nevoja per t’u dhene haken atyre qe ne tere jeten e ketij populli nuk kane lene gur pa hedhur per te penguar karvanin e zhvillimit! Dhe shume faleminderit per pergezimin qe e ben ofendimin si hudher per te mos marre me sysh”- iu përgjigj Rama./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

call-center

“Call Center”, Shqipëria dhe Italia kërkojnë me “ngulm” një zgjidhje

Për të gjetur një zgjidhje për problemin e “Call Center”-ave, Italia dhe ...