Trondit qytetari: Më dhunuan 4 persona që më dolën para si policë

policia2015Një 44 vjeçar nga Vlora është paraqitur mesditën e djeshme në komisariatin e policisë, ku ka kërkuar të bëjë një denoncim.

Sipas asaj që ai dëshmoi për ekspertët, ishte përballur me një ngjarje që kishte lënë tek ai gjurmë të frikës dhe të kërcënimit.

“Më dolën përpara pesë persona, që u paraqitën si punonjës të policisë, por pa asnjë shenjë dalluese, që më kontrolluan dhe madhe edhe më dhunuan”, mësohet të jetë shprehur 44-vjeçari me iniciale D. D, në polici.

Ai ka treguar se, po udhëtonte me automjetin e vet në afërsi të fshatit Kropisht të njësisë administrative Selenicë, kur, në vendin e emërtuar “Lëmenj”, i kanë prerë rrugën një grup prej 5 personash, të cilët i kërkuan të ndalte automjetin dhe të zbriste prej tij.

“Më detyruan të zbres dhe ndërsa kontrollonin automjetin, më pyesnin nëse kisha lëndë narkotike”, vijon tregimin e tij për policinë 44-vjeçari, me banim në lagjen “24 Maji”, në qytetin e Vlorës.

D. D, mësohet të jetë shprehur se, pjesëtarët e këtij “postblloku” nuk janë mjaftuar me fjalë, por edhe e kanë goditur me grusht, diku në pjesën e shpinës, si një gjest paralajmërimi për atë që mund ta priste, nëse do t’i gjendej kanabis.

Ai është përpjekur të bëjë një përshkrim të personave që e kanë kontrolluar, por nuk ka arritur.

“Isha i frikësuar dhe mendoja vetëm momentin që do të largohesha”, mësohet të ketë thënë D. D, ndërkohë që ka shtuar se, ato çaste kanë qenë momente tmerri për të, që nuk i kanë dhënë kohë të mendojë, apo të fiksojë detaje. Ai ka sqaruar se, lëvizja me automjet në afërsi të fshatit Kropisht, ka qenë itineraret e zakonshme në këtë zonë, me të cilën e lidh origjina e tij.

Policia ka bërë verifikimet e momentit, por pa arritur në një konkluzion paraprak.

Madje, sipas uniformave blu, në trupin e denoncuesit nuk janë konstatuar shenja dhune, ashtu sikundër ka pretenduar ai. Prandaj dhe pikëpyetjet rreth këtij denoncimi, kanë qenë disa.

Në këto kushte, dosja ju përcoll Prokurorisë së Rrethit për hetime të mëtejshme. Burime të prokurorisë thanë për “Shekulli” se, 44-vjeçari do të thirret për të përshkruar me detaje ngjarjen, ndërkohë që, hetimi i saj do të jetë i plotë.

Pjesë e këtij procesi do të jetë edhe verifikimi i postblloqeve të policisë në terren, në përputhje me detyrat e përcaktuara për to. Vetëm në përfundim do të dilet me konkluzione të sakta.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

miku-cukali

Ja kush është miku i ‘të fortit’ që terrorizoi qytetarët në Tiranë

Personi që terrorizoi qytetarët mbremjen e djeshme quhet Kataldo Lezhja. Ai njihet ...